Miniera me minerale është aty, po ku jeni ju o burra të dheut?

31Kor - 0 - Kategoria: Opinione

10482241_10152385398949160_232580946989440264_nPërgjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni, mes tjerash u tha se do të hapet miniera e Llojanit. Shumica u gëzuan, edhe pse nuk i besuan atij premtimi, ngase disa herë me radhë ishin mashtruar, si nga njëra ashtu edhe nga tjetra parti. Edhe më keq, këtij mashtrimi i kishin dal zot njerëzit nga Llojani që kishin ndonjë pozitë të lartë në pushtet. Por si nismë në vete e pranuan, ngase ishin të etur për ndonjë rrjedhë uji, ndaj edhe i pranonin fjalët përkundër që nuk i besonin.

Ndërsa tani që iku fushata së bashku me Ministrin e Ekonomisë, ikën edhe fjalët për një hapje të mundshme. Në saje të kësaj, moralisht nja dy a tre banorë të Llojanit që ishin të pranishëm me ministrin atë ditë, duhet të japin shpjegim dhe sqarim të hapur për këtë çështje, përndryshe hija e tradhëtisë vetëm se do t’i dendësohet. Ku mbeti premtimi për hapjen e minierës? Ku mbetën premtuesit dhe pjesëmarrësit që duket se tani kanë hyrë nëpër vrimat e djathit? Urdhëroni, mund të mos jemi të njoftuar për proceset e hapjes, ndaj dëshirojmë shpjegim të hapur dhe transparent!

Lini një Përgjigje