Manifestimi I lindjes së Muhamedit a.s –

12Jan - 0 - Kategoria: Opinione

1077971_707397175971442_1674906704_nSot më date 12.01.2014 në xhamin e fshatit Llojan u mbajt manifestimi me rastin e lindjes se Pejgamberit tonë Muhamedit a.s.

Të pranishëm ishin të gjithë fshatarët e fshatit si dhe në katin e dytë patë një numër të madh të gjinisë femrore.

Begatin e këtij manifestimi e hijeshuan me prezencën e tyre edhe hoxhollarët e ndryshëm si dhe myftiu I Kumanovës hoxh Abedin Imeri .

Manifestimin filloi pas namazit të ikindis ku hoxha I fshatit Sadri Shaqiri pik së pari na e uroi këtë festë madhështore e që më pas ia dhuroi fjalën myftiut Abedin Imerit ku edhe ky foli për begatin e kësaj dite si dhe për vlerën e saj.

Pas tij fjalën e mori hoxh Jusuf Zimeri ku ai në mënyrë më të gjerë tregoi për lindjen e Muhamedit a.s si dhe për rëndësin dhe peshën e madhe që e posedon mevludi.

Pas këtyre fjalimëve hoxha I fshatit Llojan .Sadri Shaqiri nxënësve të tij u kishte pregatitur nga një recital gjegjësisht ilahi të ndryshme ku të gjithë ata voglusha e vogëlushe na befasuan tej mase me zërat e tyre kumbues që na ngjallën një lumturi të vërtet.

Poashtu këtu u lexua edhe mevludi nga hoxhollarët që ishin prezent si dhe nuk mungoi as zëri I djaloshit Ibrahim Ramizi me një ajet nga Kurani famëlartë.

Vlen të theksohet se në këtë manifestim ishte I pranishëm edhe një kamerman I cili bëri inçizimin e tërë këtij manifestimi.

Duke mos dashur me zgjat më tepër dua që edhe në emrin tim personal të gjithë muslimanve dhe muslimaneve nga do që janë t’ua uroj këtë festë madhështore duke shpresuar në Allahun fuqiplot që n’ta e mundëson që edhe në të takohemi me të dashurin e njerëzis Pejgamberin tone Muhamed Mustafan Sallahu alejhi ve selem.

 

Lini një Përgjigje