Manifestim në fshatin Llojan, me rastin e lindjes së Pejgamberit a.s.

4Shk - 0 - Kategoria: Llojani

Sot më 03. 03. 2012 pas namazit të Iqindisë në xhaminë e fshatit Llojan, në praninë e xhematit të këtij fshati u mbajt manifestimi me rastin e Lindjes së Pejgamberit a.s.. Manifestimi ishte nën patronatin e Këshillit të Xhamisë dhe imamit të fshatit Sadri ef. Shaqiri, kurse në këtë manifestim përveç xhamtit mori pjesë edhe kori i nxënësve të xhamisë së fshatit dhe disa teolog nga rrethi i Kumanovës. Manifestimin e hapi imami i xhamisë Sadri ef. Shaqiri, fjalë përshëndetëse mbajti edhe Hoxhë Iljasa Mamuti, vaizi i xhamisë së Kumanovë, dhe referenti i Muftinisë Hoxhë Sadullai, i cili prshëndeti të pranishmit në emër të muftinisë. Për rolin, rëndësinë dhe vlerën e këtij manifestimi foli teologu i fshatit Jusuf ef. Zimeri i cili mes tjerash tha: Më datën 12 Rebiul Evelnë vitin e elefantëve, ose më saktësisht më 20 Prill 571, në Meke lindi drita e njerëzisë, Muhamedi a.s. Pastaj mes tjerash tha: Kësaj lindje ju kanë gëzuar të gjitha krijesat dhe të gjithë njerëzit, pavarësisht besimit të tyre, andaj edhe ne sot i bashkëngjitemi këtij gëzimi. Me lindjen e Pejgamberit a.s.Xhaxhai i tij Ebu Lehebi duke shprehur harenë dhe gëzimin për lindjen e nipit të vet, ia fali lirinë robëreshës së saj të quajtur Thuvejbe. Me këtë nënkuptojmë se pikërisht në momentin e lindjes së Pejgamberit a.s. fillon lufta kundër robërisë njerëzore, të cilën Pejgamberi e kultivoi dhe proklamoi gjatë tërë jetës së tij, citoi Jusufi.

Më pas u lexuan pjesë nga Kur’ani, pjesë nga Mevludi dhe disa Ilahi nga kori i nxënësve të cilët freskuan xhematin për disa çaste. Në fund përfundoi manifestimi me lutje të përbashkët.

llojani.info

Lini një Përgjigje