Llojani, porta e Evropës për Klandestinët

21Gus - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Autoritetet maqedonase refuzojnë të komunikojnë rreth temës së migrimeve klandestine, duke u bërë të mos dinë për këtë fenomen

Jean –Arnault Derens e Laurent Geslin 

“Nisemi reth orës 4 të mëngjezit. Një mal, një tjetër pastaj dhe një mal tjetër .Më në fund Kosova. “ Kiko, 23 vjeçar, para disa orësh ka ardhur në fshatin e Maqedonisë të quajtur  Llojan.

Në udhëtimin katër mujor ky algjerian arriti , së pari në Turqi me avion, pastaj një anijetar e shoqëroi për një Greqi. Në Maqedoni hyri afër Gjevgjelisë, e përshkoi gjithë vendin, duke bërë 200 kilometra rrugë për dhjetë ditë, duke udhëtuar kryesishtë natën.  “Duhej ecur gjithmon fshehtas. Njëherë kërkova ujë në një fermë të izoluar. Njeriu nga ferma e thirri policinë “. Kiko kaloi disa muaj në Greqi duke jetuar nga ca punë të vogla. “ Policët në grekë janë më të këqinjtë, ata mi morën të gjitha paratë . U dënova një vit ndalimi për një krim që se kisha bërë, më rrahën keqas “. I arrestuar disa herë , Kiko ka kaluar disa javë në burg, 15 javë në qeli. “Gardianët sapo merrnin vesh se ndonjë OJQ vinte për  të  vizituar entin, ne transferoheshim në një qytet tjetër “. Kiko më në fund mori një document që e urdhëronte të braktiste territorin helenik dhe hapësirën e Shengenit Brenda 30 ditësh.

Në kufirin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, Kiko takoi dy algjerian të tjerë. Dhe bashkërishtë vazhduan udhëtimin. Ruga e gjatë drejtë Evropës Perëndimore bëhet në këtë mënyrë : miqësi të  pafatësh me rastësi etapash që humbasin pasi të ndahen rrugët, kur ndonjëri nga ata arrestohet ose vdes.

Boualen e ka braktisur Algjerinë në vitin 2004. Ka jetuar tetë vjetë në Kallamata, në jug të Peleponezit duke punuar për një ndërrmarës ndërtimi, i cili nuk i kishtë ndihmuar asnjëherë ta rregullonte gjendjen e tij. Kur ia behu kriza Boualen humbi vendin e punës . Ai vendosi të marrë rrugën e Evropës Perëndimore . Kiko ishte student i vitit të parë të biologjisë në qytetin e tij të lindjes, Constantine. “ U nisa që ta ndihmoja nënën dhe vëllanë e vogël “, spjegon ky i ri. Ruga e Spanjës ishte e bllokuar, zgjodha udhëtimin e gjatë nëpër Ballkan.

Këtë mbrëmje nëpër rrugët e Llojanit mund të ndeshesh algjerian, disa somalezë, tunizian e sidomos afganë e paktistanez, që mbeten dy kombet më të përfaqësuara. Gjithsej, qindra njerëz bëjnë etapën në këtë fshat të madh shumica e banorëve të të cilit janë shqiptar që jetojnë edhe vetë jashtë në Zvicër, Gjermani ose në Belgjikë.

Llojani është etapë e thjeshtë në rrugën e migrimit tash e dy vjet . Burrat e katundit nxjerrin përfitime të vogla nga kjo gjendje.Nëpër dyqan flitet anglishtja dhe merren eurot . Një dyshek kashte në një shtëpi të zbrazët paguhet 3 deri në 5 euro për një natë , verës është më mirë të flihet jashtë në “xhungël”, që shtrihet ndërmjet fshatit dhe kufirit serb.

Tash e dy vjet disa dhjetë ra mijëra persona kanë kaluar nëpër Llojan. Megjithëkëtë, policia maqedonase nuk hyn kurr në fshat, n ëish-bastionin e gueriles shqiptare gjatë konfliktit të vitit 2001.

Autoritetet maqedonase refuzojnë të komunikojnë rreth temës së migrimeve klandestine, duke u  bërë të mos dinë për këtë fenomen, mesiguri për shkak se janë të pazotët për t’i bërë ballë . Vendi e vetëm një qendër të vogël strehimi afër Shkupit , e asnjë pritjeje të hapur.

Kalimi i klandestinëve është po ashtu një treg i dobishëm . “ Nëse ke para, taksitë marrin 500 euro për të dërguar ngac Gjevgjelia në Llojan”, shpjegon Kiko. Dihet se ata të gjithë punojnë me policinë”.

Rastet e korrupsionit janë të shpeshta në vendkalimin “zyrtarë “ Tabanoc , 5 kilometra nën Llojan.

Shumica e migruesve ëndërrojnë të kalojnë në Serbi, pastaj në Hungari. Shumë nga ta kapen pas kalimit të kufirit serb pasi përpiqen të shkojnë drejtë veriut të vendit. Burgu i Vranjes është përplot me migrues.

Çdo  gjë sikur në Greqi, arbitrariteti është rregul: klandestinët dërgohen te gjykatësi i cili ua shqipton një masë dënimi me burg, para se ta “rikthjenë rastin mbrapshtë”- rikthimin e tyre në Maqedoni , më së shpeshti në Llojan, ku ata takohen me të ardhur të rinj.

Sipas dëshmive të verifikuara policët kanë marrë urdhra për të rrahur “egërsishtë “ klandestinët në mënyrë që atyre tua lënë kujtimin më të mirë nga Serbia…

/ina-online.net

Lini një Përgjigje