Llojani jashtë gjeografisë së Komunës së Likovës

18Dhj - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Anashkalimi i fshatit Llojan prej Komunës së Likovës, mbas gjitha gjasave për inate personale, vazhdon t’i irritojë banorët e këtij fshati, prej të cilit BDI-ja dhe kryetari i komunës gjithmonë patën mbështetje me një epërsi dukshëm më të lartë se partitë tjera. Si shpërblim, kryetari i komunës, këtyre banorëve po ia kthen me fshirje të tërësishme prej gjithë atyre projekteve, qofshin edhe projekte tejet simbolike.

Kështu, në rrjetin social zyrtar të komunës u njoftuam se ky fshat prej 24 prioriteteve simbolike (krahasuar me komunat tjetra), asnjë prioritet nuk e ka paraparë për fshatin Llojan, fshat ky që gjendet në zgrip të mjerimit dhe izolimit, duke ia shtuar kësaj edhe emigrantët, qëndrimi i të cilëve çdo ditë e më tepër bëhet dyshues.

Në vijim, ia paraqesim 24 prioritetet e Komunës së Likovës:
1 . Renovimi i teresishem i objektit te Komunes se Likoves;
2. Bekatonimi i te gjitha rrugeve ne f.Likove;
3. Ujesjellesi per te gjithe banoret e Komunes se Likoves(punimet jan duke vazhduar);
4. Hapja e qendres se Biznesit ne Komunen e Likoves;
5. Hapja e zyrave te MPPS ne Komunen e Likoves;
6. Ripeshkimi i te dyja pendave me mbi 6000 peshq;
7. Asfaltimi dhe tamponimi I disa rrugeve ne f.Opaje;
8. Asfaltimi i rruges prej te busti i ISMET JASHARIT ne f.Orizare e deri ne qender te f.Matec;
9. Faza e dyte dhe e trete e kanalizimit per f.Sllupcan;
10. Salla e sportit ne Likove;
12. Ndertimi i krahut te trete te SH.M” ISMET JASHARI”;(punimet jan duke vazhduar)
13. Kanalizimi per f.Orizare(punimet jan duke vazhduar);
14. Ndertimi i qendres ditore per personat me te meta te kufizuar ne f.Orizare;
15. Ndertimi I cerdhes per femije ne f.Orizare;
16. Bekatonimi I disa rrugeve ne f.Vaksince;
17. Aktivizimi I liges rajonale ne futboll ;
18. Renovimi I teresishem I shkolles fillore “ A.Z.Cajupi” ne f.Hotel;
19. Renovimi dhe zgjerimi I shkolles fillore” Kultura” ne f.Ropalce;
20. Ndrrimi I dritareve te shkolles fillore “Dituria” ne f.Likove;
21. Renovimi I katit te dyte te shkolles fillore “Faik Konica” ne f.Sllupcan;
22. Bekatonimi I disa rrugeve ne f.Vishtice;
23. Perfundimi I kanalizimit ne f.Vishtice
24. Faza e pare e kanalizimit per f.Hotel;

/ llojani.info /

Lini një Përgjigje