Llojani i “vërshuar” nga klandestinët

20Kor - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Situata në fshatin Llojan mbetet e njëjtë. Një ditë pas aksionit me emrin “Shoshi”, ku policia njoftoi kapjen e 30 emigrantëve dhe arrestimin e gjashtë fshatarëve që i strehojnë ata, kamera e ALSAT-it regjistroi sot dhjetëra emigrantë tjerë.

Që në hyrjen e fshatit, ekipi ishte dëshmitar se si emigrantët lëvizin lirshëm, megjithëse autoritetet policore flasim për spastrim emigrantësh.

Sot në mesditë madje, një kontingjent tjetër klandestinësh prej 20 syresh mbërriti në Llojan, pas kalimit të kufirit. Si për të shuar kërshërinë tonë, emigrantët nuk e kanë aspak problem lëvizjen e tyre nëpër fshat, madje edhe shoqërimin. Ata ishin të lirshëm të afroheshin edhe përpara kamerës sonë.

/Telegrafi/

Lini një Përgjigje