Llojanasit solidarizohen me emigrantët

15Jan - 0 - Kategoria: Opinione

Në xhaminë e fshatit Llojan, të komunës së Likovës sot u grumbulluan disa pako me rroba, të cilat fshatarët i dhuruan për emigrantët në Tabanoc. Banorët për Portalb deklaruan se aksione të ngjajshme kanë organizuar edhe më parë.

“Kjo nuk është hera e parë që ne organizohemi për t’i ndihmuar emigrantët dhe besoj që nuk do të jetë as hera e fundit. Edhe më herët i kemi ndihmuar me rroba, ushqim…”- tha një fshatar, “Siç dhe e dini ne llojanasit i kemi parë për së afërmi se në çfarë gjendje të rëndë janë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, tani.”

Banorët deklaruan se aksionin për mbledhje të rrobave që u realizua sot e kishte lajmëruar imami i xhamisë së fshatit një javë më parë.

Ndryshe, fshati Llojan për kohë të gjatë ishte vend-tranzit për shumë emigrantë./Portalb.mk

Lini një Përgjigje