Llojan, MPB nuk i largon afganët

23Nën - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin
Over five thousands migrants crossed the border from Lojane in Macedonia to Miratovac in Serbia, then arrived to the transfer camp located in the Serbian town of Preshevo (Прешево), in Preshevo, Serbia, on September 14, 2015 (Photo by Artur Widak/NurPhoto)

Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot dha përgjigje se si do të veproj lidhur me emigrantët e paligjshëm në Llojan të Kumanavës të cilët tani dy muaj nga publikimi i lajmit në Televizionin Alsat shëtisin lirshëm në këtë fshat kufitar. Edhe pse ligji për shtetasit e huaj është i qartë, se çdo i huaj pas hyrjes në Maqedoni  për 48 orë duhet të denoncohet në polici, dhe në rast të mos denoncimit ai person pason dënim, një gjë e tillë si duket nuk ka ndodhur me këto emigrantë që ende po qarkullojnë rrugëve të fshatit Llojan. “Të gjithë personat që Ministria e Punëve të Brendshme do ti takojë  në Republikën e Maqedonisë, të cilët kanë hyr ilegalisht në vendin tonë ose nëse s’kanë  qëndrim apo  banim të rregulluar do të procedohen. Nëse bëhet fjalë për persona  që kanë hyr ilegalisht në Maqedoni, në atë moment  ne kur  do i zbulojmë,  i  vendosim në qendrën transitore për të huajt, ose nëse kërkojnë azil atëherë  ata  përkujdesen në qendrën e azilantëve” , tha Ivo Kotevski  Zëdhënësi i MPB-së. As nga komuna e Likovës ku graviton fshati Llojan nuk japin informacione mbi gjendjen me emigrantët e paligjshëm. Sipas informatave  mësohet se emigrantët nga Afganistani dhe shumë vende të tjera në Llojan, vijnë nga  Greqia. Në fshatin kufitar qëndrojnë derisa nuk gjejnë një tjetër destinacion. Për momentin në këtë fshat  qëndrojnë rreth 150 emigrante.

Por fenomeni tjetër që ne e zbuluam ishte dhe biznesi që realizohet me refugjatët. Çmimi për një natë strehim në Llojan lëviz prej 5 deri në 10 euro.

Rexhep Qamili
Alsat-M

Lini një Përgjigje