Llojan, banorët kërkojnë hapjen e vendkalimit kufitarë

19Pri - 0 - Kategoria: Opinione

17032Banorët e fshatit Llojan janë kërcënuar se do ta bllokojnë autostradën dhe kalimin kufitar në Tabanoc nëse për një kohë të shkurtër nuk hapet kufiri Llojan-Miratoc. Llojanasit protestuan sot në vendin ku duhet të hapet kalimi kufitar. Kryetari i Bashkësisë Lokale dhe këshilltarja e BDI-së në Komunë të Likovës thanë se tanimë janë përmbushur të gjitha kushtet të cilat ishin vendosur për hapjen e kufirit, përfshirë edhe asfaltimin e rrugës.

Banorët e Llojanit thanë se mos-hapja e kufirit i ka mbajtur ata të ndarë nga bashkë-familjarët e tyre në Preshevë, me vite të tëra pasi siç shprehen, mbi 80 për qind e banorëve kanë lidhje familjare me fshatin Miratoc dhe Luginën e Preshevës.

Fshati Miratoc nga ana e Serbisë është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e Komunës së Likovës detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre. Ky kalim kufitar ishte mbyllur në fillim të viteve të 90-ta. Arben Zeqiri /llojani.info

Lini një Përgjigje