Libri shoku im me besnik

28Mar - 2 - Kategoria: Opinione

shkruan Safije Aliu

Në botë ka shumë mrekulli, që janë të vlefshme, ne nga ato krijojmë personalitetin tonë po ashtu edhe shoqërisë i japin një pamje të jashtëzakonshme.

Një ndër këto mrekulli është “Libri”, ku përmes tij ne përfitojmë diturinë e cila në të ardhmen na e ndriçon jetën .

Si disa zogj të mrekullueshëm përrallash po ashtu edhe librat kanë kënduar sa është e bukur jeta ,por njeriu është i pa ngopur për të mirën e të bukurën. Me kohë duke lexuar librin zemra ime mbushej gjithnjë me frymë më të shëndetshme e më të fuqishme. U bëra më e sigurt në vetvete, më e vetëdijshme në punë dhe më pak ua vija veshin fyerjeve të panumërta të jetës.

Largohesha prej njëmendësisë dhe ia afrohesha njeriut, ëndërrimit për një jetë më të bukur dhe dëshirës për të jetuar atë.

E mbushur me ndjenja të atilla shkoja te shoqet dhe u flisja për gjithçka duke ua treguar gjithë historinë. Çdo libër për mua ishte një shkallë e vogël duke u ngjitur në të . Largohesh prej njëmendësisë dhe iu afrohesha njeriut.

Duajeni librin-burimin e diturisë sepse dituria është shpëtim dhe vetëm ajo mundë të na bëjë shpirtërisht njerëz të forte të ndershëm ,dhe të arsyeshëm ,që janë të aftë të duan përnjëmend njeriun ,dhe ta çmojnë atë ,të kënaqet me gjithë zemër me frytet e punës së tij të madhe e të ndershme.

Falemnderit te madhit Zot që na i ka dhuruar librin që ne nga ai të përfitojme dituri.Libri për mua do të mbetet shoku më besnik. Me këtë kuptohet një krenari që gjithëherë do ta kemi .Librat e mi hapen me gaz në fytyrë e me shpresë se do të mësoj diçka të bukur nga jata.

Prandaj duhet ta rrembejmë diturine që nga e pa ditura na shpëton . Çysh kur kemi qenë fëmijë e kemi mësuar së vetëm drita e diturisë përpara do të na shpjerr . Mesazhi im për këtë temë mjaft të këndëshme është kënaqësi e çdo nxënësi të shkruaj për këtë shok më besnik d.m.th për librin.

Shoku me i mire i nxënësit është Libri.

Libri për ne është vatër e diturisë prandaj ,ta rrëmbejmë librin shokë e shoqe.

2 thoughts on “Libri shoku im me besnik”

Lini një Përgjigje