“Liberalizimi” i telave tё rrymёs, rrezik pёr llojanasit!

6Jan - 1 - Kategoria: Llojani

Duke filluar prej orёs 10 tё paraditёs e deri nё orёt e vona tё natёs, si rrjedhojё e erёrave tё forta, nё fshatin Llojan puqja e telave tё rrymёs elektrike ёshtё duke vёnё nё rrezik jetёn e banorёve tё kёtij fshati. Shkёndijat qё pёrcillen edhe me shushurimёn e tyre trishtuese paraqiten nёpёr shumё lagje, por pёrcuesja mё me rrezikshmёri tё lartё gjendet pranё xhamisё sё fshatit, ku xhemati sot pёr nё namazin e xhumasё, sikur prej plumbave tё pakontrolluar e kapёrcente atё udhё me xixa tё rrezikshme sipёr.

Banorёt e fshatit pohuan se kjo pёrpjekje e telave nuk ёshtё rishtare, por sa herё qё fryen veriu jemi tё kanosur prej kёtij defekte elektrik, ose prej kёsaj shkujdesje komunale dhe tё kompanisё sё EVN-sё,  ku edhe pse s’di saherё i kemi lajmёruar  pёr defektin konkret autoritet pёrgjegjёse, ata ndonjёherё edhe na janё pёrgjigjur, por pa veprime konkrete, – deklaroi sot njё banorё i kёtij fshati. Shqetёsimi i kёtyre banorёve konsiston nё pendimin e vonuar, ku me gjasё, para se tё vijnё ekipet e EVN-sё, mund tё vijnё nё vendngjarje ekipet e ndihmёs sё shpejtё pёr plandosjen pёr tokё tё ndonjё kalimtari tё rastit e tё zorit.

Llojani.info

Lini një Përgjigje