Letër e hapur, z. Sadulla Durakut

31Mar - 0 - Kategoria: Opinione

Fillimisht urime fitorja. Nuk do të futemi në atë se vallë fitorja ishte e drejtë apo e pa drejtë, kishte padrejtësi apo drejtësi gjatë votimeve. Do t’i besojmë pra KSHZ-së!

Banorët e fshatit Llojan tashmë ethshëm i shikojnë hapat dhe sytë e juaja. Ata, jo që panë ndonjë investim që ia vlen të përmendet këtu, por tani druajnë se zyrtarisht fshatit Llojan do t’ia vësh vijën e kuqe.

Këto vetëm mund të jenë pllanga të hamendësuara të atyre që me të drejtë druajnë për djerrinën e pështirë të këtij fshati. E juaja mbetet, nëse këto hamendësime do t’i mposhtni përmes projekteve konkrete dhe të prekshme, ose do t’i kumtosh këtyre banorëve, se vetëm me 250 vota të mos presin asgjë, edhe pse është e rendit moral dhe ligjor, që pas fitorës të hiqesh dha ta dëshmosh se je kryetar i të gjithë banorëve të rajonit të Likovës, pavarësisht kush të votoi apo kush të anatemoi, ju duhet të punoni për të gjithë, ngase, sidoqoftë fituat, qoftë edhe me dallim të vogël!

Përmes kësaj letre duam të themi se nuk do të lëmë rehat, qoftë duke të kritikuar objektivisht, apo qoftë duke të lavdëruar njashtu objetivisht.

Tani do t’i paraqesim disa prej shumë kërkesave që mendojmë se do të na përgjigjesh.

E para, në fshatin Llojan shtrati i lumit është buzë shembjes, ku do t’i merr me vete edhe muret me gurë të atij lumi. Ndaj kërkojmë nga Komuna e Likovës që ta rregullojë këtë sa më shpejtë që është e mundur.

E dyta, rruga që përshkon qendrën e fshatit deri në kufi me fshatin Miratoc, përpos zhavorit, ende nuk shohim të jetë punuar diçka në shtrimin e kësaj rruge kryesore. Ndaj kërkojmë që kjo rrugë sa më shpejtë të shtrohet.

E treta, ndriçimi publik ende mbetet me errësira të shumta. Ndaj urgjentisht kërkojmë nga ju ta zgjidhni këtë telashe shumë elementare, ngase para do kohësh hajdutët notonin nëpër këtë jaz të errësirës.

E katërta, mos hapja e vendkalimit kufitar ka filluar me thonj të gjata të na kape për fyti e të na ndale tërësisht frymën. Ndaj, zgjedhi metodat, qoftë përmes protestave të pandalshme, apo përmes trokitjeve shpuese nëpër dyer të ministrive gjegjëse e nëpër ambasada të ndryshme, kryesorja le të shihet një ngritje pluhuri të arsyeshëm.

E pesta, të ndalet hovi i vetëfinancimeve, duke i zëvendësuar ato kërkesa të natyrshme me ndërhyrjen e komunës.

Tani për tani, këto janë disa prej malit të kërkesave tona. Nuk janë vetëm këto, kemi edhe shumë të tjera, por shpresojmë që këtë vargan kërkesash fillimisht ta jetësoni!

Ju faleminderit për mirëkuptim!  @llojani.info

Lini një Përgjigje