L`etat, c`est moi – Qerim Isufi

9Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim Isufi
Shkruan: Qerim Isufi

Bora kishte zbardhur barkun e nёnёs tokё, zbardhje e cila e bёri tё veten. Sikur mё kishte marrё malli pёr kёngёn e bylbylit, zog i cili ia thonte kёngёs, kёngё e cila ishte e vёshtirё jo tё dёgjohej, por tё kuptohej. Tani me shpresё se edhe nё shkretёtirёn e zogut do tё zbardhej dheu. Ndoshta ajo zbardhje do ta kthente bylbilin bashkё me kёngёn nё vendin tim, pёr ta vazhduar kёngёn e mbetur. A thua ti mor bylbyl e din pse ia thua kёngёs? Vallё, mor zog i bukur tё fyu ndokush? A thua ty nuk ka kush tё mbrojё nga sorrat e zeza? Pse mor zog i dashur nuk i mbledhni tё gjitha foletё, dhe aty dёrgoni njё dallёndyshe? Vallё ndoshta edhe ju keni frikё se dallёndyshja nga tё mirat e folesё do tё shёndrrohet nё gavran? Pse o ju shpend nuk bёni miqёsi me korabin e Çarls Dikensit? Do tё ishte mirё pёr ju nёse miqёsoheni me te, pёr shkak se ju do tё punonit pёr korabin, e si zakonisht ai do tё punonte pёr veten? Apo ndoshta frikёsoheni se me baltёn e foleve tuaja, korabi do tё kishte ndёrtuar njё fole me dy fije tё kashtёs, ku njёra fije do tё vendosej nё mёnyrё vertikale e tjetra nё atё horizontale?

Mos kini frikё aq shumё, edhe pse ua shkatёrruan foletё, edhe pse ju fyen, edhe pse kёrkojnё nga ju tё jetoni tё vdekur, ngase dallёndyshja tё cilёn e kishit zgjedhur ia tha njё kёnge me kёtё tekst ” Tё gjitha kёto nuk janё tё dёmshme madje as tё rrezikshme, nёse mbrapa tyre nuk qёndron dhelpra”

Ju o zogjё, nuk dua t`ju mashtroj aspak. Unё vetёm dua t`ju ndihmoj e t`ju tregoj se atё qё e ka thёnё dallёndyshja ( me kё qёndron ashtu bёhesh, emrin e mban dallёndyshe, por pёr habi nё veprime nuk dallon nga shkatёrruesi i foleve) as topin nuk e luan. Ju mund tё jetoni e tё veproni tё qetё, pёr arsye se nёse ua kanё shkatёrruar foletё nuk ёshtё e dёmshme pёr ju, me kusht tё mos ishte dhelpra ideatore para shkatёrrimit. Edhe pse nuk keni ku ti strehoni tё vegjёlit tuaj. Nёse juve ju kanё fyer, prap nuk ёshtё ajo ofendim, nёse prapa saj nuk qёndrojnё dhelpra tjera. Nёse e ndjeni veten tё fyer, ju duhet tё duroni pёr tu mos prishur jeta juaj me skifterat. Nёse ju kanё porositur tё jetoni tё vdekuar, ashtu edhe ju duhet vepruar. Po u treguat se jeni tё gjallё dhe po ju dёgjua zёri juaj, ju asgjё mё shumё nuk do tё humbasnit, pёrveç so do ta kishit dёmtuar dallёndyshen, dёmi nuk do tё ishte edhe aq dhimbёs.. Dёmi i dallёndyshes do tё ishte pёrjashtimi nga foleja e ndёrtuar me gojёn tuaj. Pёr tё mos ngatёrruar lexuesin, zogjtё nuk e kishin ndёrtuar atё gojarisht, por materialin e kishin bartur me gojё.

Dikur kёta zogjё bashkё me tё parёt e korabit kishin pasur njё armik. Mё fal, ata nuk kishin njё armik, por kishin njё qёllim, ai qёllim quhej mbrojtjta e folesё sё korabit. Mё pas, kur korabi ia arrijti qёllimit zogjtё i shpalli armiq, kurse armikun e vjetёr e bёri vёlla. Tё parёt e zogjve e pse jo edhe ai i dallёndyshes i kishin humbur tё parёt e tyre gjatё asaj kohe. Lёre qё nё fletat e blinit korabi e shёnoi tё kaluarёn e tyre si solo-fitimtar, por edhe nё njё fletё tё ahut e kishte shёnuar se paraardhёsit e zogjve kishin luftuar kundёr malit tё korabit. Dallёndyshja e kishte dёgjuar kёtё, si dhe e kishte lexuar kёtё tregim pa shkronja, shkronja tё cilat sikur tё ishin radhitur vetvetiu, ndoshta do tё kishte mbetur ndonjё e vёrtetё. Por çtё bёsh, dallёndyshja dhe korabi para njё njё kohe shikonin njёri tjetrinpёrmes sqepave. Ah, ajo kohё ishte e mirё dhe frikshme pёr korabin, ngase korabit dallёndyshja iu dukej luan. Pёr tё thёnё atё qё e bluan truri, ashtu ishte. Por me kalimin e kohёs, pas çdo marrёveshje mes tyre pёr tё mos marrё vesh dallёndyshja, korabi i

kёndonte kёngё tё ushqimit pranveror si dhe ninulen dimёrore. Kёshtu qё korabi e nuhati dallёndyshen dhe tanimё nuk i duket dallёndyshe, e aq mё pak luan, Po, po, dallёndyshja ia dhuroi sqepin korabit, kurse dallёndyshes i mbeti vetёm lukthi.

Juristi i njohur françez Zhan Boden thotё: ”L`etat, c`est moi” shteti, jam unё./llojani.info/

Lini një Përgjigje