Lënesha

16Jan - 0 - Kategoria: Opinione

Ka kohë që tentoj ta ndaloj akrepin e orës, disi ia arrita, fillimi i kësaj arritje ishte në një mëngjesë vere, por kur e pyeta një mik se çfarë orë dore përdorë, ai më tha sa ishte ora. Të them të vërtetën mua nuk më interesonte koha, ajo që më interesonte ishte akrepi i orës së tij, akrep i cili sillej, rrotullim i pavetëdijshëm, po, po i pavetëdijshëm ngase vetë akrepi nuk e dinte madje as që e njihte kohën. Fshehurazi e rregullova orën time dhe rifilloi matjen, vazhdova duke u zhytur edhe më shumë, sikur t`ia ndaloja edhe mikut orën, elementi i quajtur kohë vazhdonte punën e vet. E gjitha ndodhi në një mal të dendur me drunjë pa gjethe, me rrugë të asfaltuara pa beton, ç’të bësh luanët që nuk më shoqëronin, por i kaloja aty këtu, kuajt të cilët i ruanin luanët ishin aq besnik ndaj luanëve sa që as bishtin nuk e lëviznin dot, edhe pse disa miza i pickonin kuajt në kokët e tyre. Aty afër u ula nën një hije mbi gjelbërim, gjelëbrim i cili ishte përplotë thnegëla, laraska dhe bufe polarësh.

Desha të flija por përshpëritjet e tyre, në fakt ligjëratat e laraskës dhe mimikat pohuese të bufit e thnegëlave nuk më linin dot të qetë, nuk doja ta dija se çfarë pëshëpritnin, por ç’të bësh, organi i quajtur ‘vesh’ shpeshherë nuk më dëgjon mua, por i dëgjonte të tjerët, kështu duke e përcjellur materialin e dëgjuar në mendjen time, u bëra kurreshtar të shoh laraskën zhurmëse dhe të tjerët dëgjuese, ç’të shohësh: laraska kishte ftuar fiber kastorin për të ndërtuar një derë pa oda në mes të pyllit. Por, prap nuk kisha mundësi ta shihja laraskën, ngase ajo kishte një kukavajkë e cila mbante kokën dhe gojën e vet vetëm për të peshuar në më shumë, ajo e dinte se çfarë pëshpëritte, për arsye se laraska ia kishte mbushur gjethet me përgjigje, ndaj kukavjka vetëm i lexonte, ajo që ishte për t’u habitur ishte një cung i gjatë deri në belt ë saj. Bufi ishte pak më i shpejtë nga të tjerët në pyetjet e parashtruara, të them të drejtën bufit i ecte uji drejt, por atë nuk e linin të qetë ato të cilët i kishin dhën dritë jeshile për t`i shtypur më fal udhëhequr, e ato ishin disa shqipe të pastra e të vogla, aq të vogla saqë as që fluturonin dot ngase u mungonte ushqimi joluksoz.

Bufi një natë ishte nevrikosur dhe ishte mërzitur, jo pse ato nuk kishin për të ngrënë, por ishte i vetëdijshëm se shqipet e vogla ishin në miqësi të ngushtë me qukapikët, ndaj kishte frikë se nëse e sulmonin qukapikët, lëre që do të ia bënin kokën me vrima, por nuk do t’i lejonin të bashkudhëheqte me laraskën. Kështu që në një mesnatë bufi fshehurazi laraskën e sidomos kukavajkën i mblodhi shqipet e vogla, disa pëllumba të bardhë që ishin në numër më të vogël dhe filluan të dëgjojnë miklimin dhe historinë pa gjeografi të tij, nuk ishte zakon dëgjuesit t`a ndërprejnë, papritmas u paraqit një lejlek duke iu drejtuar: kujdes unë jam me ty por, ne jemi më shumë dhe ne jemi ata të cilët bëjmë fuqi, nëse nuk na dëgjon unë nuk do të kthehem në pranverë,

ligjëruesi vazhdoi duke thënë se në e kemi mbrojtur dhe e mbrojmë këtë fole…, aty në mes një shqipe e cila dridhej nga frika për t’u shprehur ndaj tij, por edhe ishte në mendime se si të ushqejë veten, më fal tha: ajo fole që the nuk është ytja që po e mbron, fundi fundit për këtë të kemi ftuar: ne nuk do të flasim shumë, çelsi është te foleja, ne mjaft duruam pallavra ne kemi vendosur që foleja të marrë emrin çerdhe, nëse nuk të pëlqen, po deshe pagëzoje edhe shpellë, ngase ne nuk hamë ndajfolje e folje, ne duam ushqim.

Ndërhyri lejleku i cili sillej si fajkua: unë nuk kam më kohë për ju, kjo është e tëra, mere ose lëre, ndaj mos harro se struci kur ka frikë futë kokën në tokë, por vetëm kokën, duke mos mbajtur fare llogari për pjesët tjera të trupit dhe objektivin e sulmuesit.

Shkruan: Qerim Isufi

Lini një Përgjigje