Lamtumirë rërë e ju gurë të çmuar në Llojan

9Sht - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin

Në ditën kur shteti shtetarët dhe punëtorët pushojnë, në fshatin Llojan punohet. Në shikim të parë do të duket se ky vend qenka i përthekuar prej punës së ngjeshur, aq sa nuk po i mjaftuakan ditën e punës përgjatë javës. Sikur të ishte kështu, do të ishte shumë mirë, porse këtë mund ta gjejmë vetëm në tregimet, ku kënaqemi me fillimin e tyre: “Na ishte seç na ishte njëherë e një kohë”!
Përkundër asaj që në këtë fshat nuk është punuar kohë moti që fshatrat të buzëqeshnin, sot me 09 shtator të vitit 2012, filluan ta shtrojnë rrugën me pllaka të betonit. Rruga e cila do të shtrohet përshkon rrugën përballë xhamisë, duke kaluar pastaj poshtë saj dhe duke përfunduar te fundi i varrezave, aty pra ku ndahet rruga në dysh.
Kësi lloj projektesh banorët mirëpresin, mbase përshëndesin një natyrshmëri të kthimit të mjeteve të tyre, ngase kjo rrugë nuk mund të jetë assesi dhuratë ose donacion, pos një grimcë e kthimit të tatimit të banorëve të këtij fshati, të cilët në çdo produkt që blejnë paguajnë 18 përqind TVSH, vetëm për regjistrimin e makinave paguajnë nga 200 euro në vit dhe shumë e shumë tatime të llojeve tjera. Ndaj, para se ta përvetësojë dikush këtë investim si të tijin, duhet ta ulë fillimisht kokën për kthimin e gjymtuar dhe të vonuar të tatimit.

 

 

Lini një Përgjigje