Llojan, biznes me emigrantët !

23Nën - 2 - Kategoria: Mbi Llojanin


Vazhdon agonia me emigrantët afgane në fshatin kufitar Llojan. Nga 5 deri në 10 euro…  aq kushton strehimi për një natë i tyre në këtë fshat. Alsat-M vizitoi sot sërish fshatin Llojan dhe pamja me emigrantët ishte njëjtë si para një muaji. Ata  lëvizin dhe shëtisin pa problem, edhe pse pa dokumente identifikimi. Edhe banorët në këtë fshat janë të rezervuar në përgjigjet e tyre, dhe e pranojnë sekretin publik, se me refugjatet zhvillojnë biznes. Nuk tregojnë saktë, por deklarojnë se kanë dëgjuar se disa banor marrin para nga emigrantet për strehimin e tyre.” Ato janë fjalë të popullit, askush nuk  e di dhe veç mund të bisedojnë kot, por unë nuk e di se është 5 euro, ajo punë është ndërmjet atyre. Kam dëgjuar por unë nuk e di saktë”, tha një banor i fshatit Llojan. “Unë s’mund hy atje se nuk jam kompetent për atë të jap sqarime. Nuk  kam dëgjuar, flitet ama nuk është..Për me i dhanë 5 euro ai të kërkon kushtin. Ata nuk kanë kushte t’i vendosin njerëzit vetë, a ajo ti vendosin ata. S’ma marr mendja se ajo është ashtu..”, u shpreh një tjetër banor i Llojanit. Ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankulovska për ALSAT-M  deklaroi se çështja me emigranteve në fshatin kufitar Llojan është nën kontroll. Jankullovska nuk kishte informata të sakta  a zhvillohet biznes i paligjshëm me emigrantet në fshatin kufitar, por theksoi se kjo çështje do të hetohet në të ardhmen. “Ministria e Punëve të brendshme edhe më tej do të vazhdojë me punën e vetë, edhe me masa shumë  serioze në kërkimin  e këtyre personave, do të vazhdojmë edhe me masa hulumtuese për të gjithë spekulimet që dalin, nëse ka apo jo grupe organizuese dhe a ka ndonjë keqpërdorim dhe manipulim  të personave që i fusin emigrantet në huti”, tha  Gordana Jankullovska ministrja e  MPB-së. Fenomeni i emigrantëve të paligjshëm u zbulua nga ALSAT-M para një muaji. Sipas informatave  mësohet se emigrantët afganë dhe nga shumë vende të tjera, kanë ardhur në Llojan nga Greqia.

Në fshatin kufitar qëndrojnë përkohësisht derisa të gjejnë një tjetër destinacion. Për momentin në Llojan numërohen rreth 150 emigrantë. Siç mëson ALSAT-M, aksioni i fundit të MPB-së është realizuar mbrëmë ku janë kapur 30 emigrantë.

Rexhep Qamili
nga Alsat-M.Tv

Lini një Përgjigje