Kur përmes paditurisë hiqesh dijetar i dijetarëve!!!

13Jan - 0 - Kategoria: Opinione

iljasa3(Përkitazi me një shkrim të botuar në gazetën “Koha” me titull “Fe dhe politikë” i shkruar prej z. Nazim Rashidit)

 

 

 

 

 

Nazim Rashiti një gazetar i përgatitur dhe i përkushtuar, porse një njohës sipërfaqësor dhe i cekët i fesë, merr guxim t’i ligjërojë përmes një shkrimi hoxhallarëve dhe politikanëve për fe dhe për politikë. Ky duke menduar shekullarisht shkruan për fenë. Këtë gjë e vërejta teksa e lexova me kujdes shkrimin e tij, sepse personalisht nuk e njoh autorin, sa të krijoj një përshtypje përfundimtare rreth botëkuptimit të tij. Ky fjalën Zot e shkruan me të vogël, jo vetëm njëherë, që mund të dukej ndonjë lëshim teknik, por më shumë se njëherë.

 

Ky nuk e kupton se hoxhallarët tanë të përgatitutr (kuptohet kemi edhe të atillë që viti i zë pa ndonjë libër të lexuar) e kanë kuptuar se feja është adhurim, ekonomi, ligjvënie e politikë. Ky nuk e kupton se të jesh i ndershëm nuk do të thotë vetëm të mos vetmohesh me ndonjë vajzë të huaj, porse të jesh i ndershëm nënkupton edhe të mos vjedhësh përmes politikës dhe të mirat që Zoti i nënshtroi për njeriun të shpërndahen me drejtësi ndër njerëzit, pavarësisht përkatësisë së tyre racore, kombëtare dhe fetare. Ky madje kritikon politikanin që i lutet Zotit dhe hoxhën që jep këshilla për politikë. Ky harron se çdo njeri duhet t’i lutet Pushtetmbajtësit absolut, kuptohet duke i përveshur mëngat për punë. Hoxha jep këshilla për një politikë të drejtë e parimore, ndërsa edhe hoxha me kujdes e dëgjon politikologun kur analizon dukuritë politike. Ndershmëria në çdo fushë është sikurse vaji në çdo motor makine.  Feja është në zemër, në shqiptim dhe në veprim, ndërsa në mungesë të njërës do të jemi të paplotësuar, madje edhe njerëz për tu dyshuar në fjalët dhe në ecejaket tona.

 

Nazim i nderuar, të këshilloj të lexosh sa më shumë për fenë, sidomos për atë Islame, ngase aty gjuan! Pastaj do të shohesh se ajo nuk qenka vetëm për rehatinë tonë shpirtërore, porse pjesë të saj janë edhe arsimimi, besimi, edukata, sporti, dashuria, universiteti, kombi e shteti. Feja këtyre segmenteve kurrgjë nuk i bën, pos që i thotë të silleni dhe të gjykoni në përputhshmëri me ligjin që nuk bie ndesh me natyrën e gjitha krijesave në këtë rruzull tokësor, mbase i nderuar Nazim, kush mund t’i njeh krijesat më mirë se Krijuesi i tyre, vallë ne që ende nuk e njohim veten sa duhet?

Lini një Përgjigje