Kultura

Llojani është fshat i cili në pikëpamjen kulturore paraqet një urë lidhëse mes kulturës së fshatrave të komunës së Likovës dhe fshatrave të asaj të Preshevës. Llojanasit duke paraqitur, për një kohë të gjatë, një kanal të rrymimit të sjelljeve të dy rajoneve sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, në sjellje, është brumosur me një kulturë më specifike nga fshatrat tjera.

Element tjetër i cili ka ndikuar në zhvillimin kulturorë të Llojanit, është largimi i një pjese të madhe të llojanasve për në mërgim si dhe ngjyrimi i fshatit me familje të rreth 30 fshatrave të Karadakut.

Të qenit fshat në të cilin bashkëjetojnë në harmoni familje të mbi 30 fshatrave, paraqet një brumë specifik kulturorë.

Së fundi, elementi primarë i cili lidh llojanasit në një jetë të begatshme, është besimi islam.