Kufiri ndërmjet dy hapjeve.

2Dhj - 0 - Kategoria: Llojani Opinione


Gjatë fushatës parazgjedhore, banorëve të fshatit Llojan, iu premtua se në seancën e parë që do të mbahet në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të hapet tema për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc.

Jo që kufiri akoma vazhdon në mbahet me gjemba, porse, të zgjedhurit tanë as që morën guxim për ta propozuar në rend dite këtë digë të çeliktë. Tani po del që llojanasit janë vërë pranë një dileme tjetër, e ajo është: faji është te mos hapja e seancës në kuvend për hapjen e kufirit, apo vetë hapja e kufirit

Nga kjo del logjika e domosdoshmërisë së hapjes së seancës për hapjen e kufirit, ose kufiri i mosguximit i të zgjedhurve tanë për propozimin e çështjeve që me të vërtetë i shkërmoqi këta banorë, që organikisht janë të lidhur me atë pjesë tjetër shqiptare, edhe pse shihet se moralish dërmohen prej atyre që duhet të flasin aq shumë, sa që zëri do t’i ngjirej në fazën e përurimit të hapjes së këtij vendkalimi, ku atyre do t’i mjaftonin gërshërët sa për ta prerë shiritin simbolikë, ndërsa në realitetin tonë ndodh e kundërta, ku ata që nuk bëzajnë përgjatë viteve fare, pikërisht në ditën e përurimit, që aspak nuk është e lidhur me meritën e tyre, por të zhurmës së popullit, do të pëllasin aq shumë, sa edhe i shurdhëri do t’i qortonte për këtë piskamë të tepërt, pas së cilës fshihet amullia e tij e deritanishme.

(Llojani)

Lini një Përgjigje