Kufijtë e hekurt shqiptaro-shqiptar

28Nën - 0 - Kategoria: Opinione

Kur flasim dhe shkruajmë për kufijtë në Ballkan, e veçanërisht për kufijtë brenda truallit shqiptar me automatizëm na kujtohet Konferenca e Londrës (1913), ku në mënyrë shumë të padrejtë, kuptohet në favor të sllavëve dhe në dëm të shqiptarëve, Fuqitë e Mëdha i vizatuan kufijtë aty ku gravitonte interesi i tyre. Si rrjedhojë e kësaj, shqiptarët në vazhdimësi iu nënshtruan torturave, gjenocidit dhe asimilimit prej dorës gjakatare të pangopur sllave.

Pastaj, serbet në kuadër të këtij boshllëku vrastar kundrejt shqiptarëve e shfrytëzuan privilegjin dhe epërsinë e tyre, duke krijuar edhe ata vet kufij ndërmjet shqiptareve, duke e ndarë kështu vëllanë prej vëllait.

Sllavët krijuan kufij të shumta në truallin shqiptarë. Në vend që një banor i fshatit Llojan të shkon te të afërmit e tij në Miratocë për vetëm 2 kilometra, ai patjetër duhet t’i kalojë 35 kilometra, edhe atë vetëm për qejf të pushtuesit sllav dhe atij të ashtuquajtur maqedonas. Serbia në shenj provokimi e ka shtruar rrugën me asfalt deri te vija ku ndahet me Maqedoninë, kurse Maqedonia as edhe një lopatë beton nuk e ka hedhur në pjesën e vetë, apo në pjesën shqiptare. Arsyeja është mjaft e qartë te të dy palët! Serbia e ka shtruar rrugën me asfalt vetëm sa për t’i thënë shqiptarëve andej e këndej kufirit se unë ua ofroj bukën te goja, por ju lë të vdisni nga uria, kurse Maqedonia as që lodhet për këtë çështje, sepse nuk është interes i saj, por interes vetëm i shqiptarëve. Fundja në aspektin juridik, momentalisht ky vendkalim lokal as që meriton të quhet kufi, sepse sikur të ishte kufi, atëherë patjetër duhet të funksiononte.

Rruga e vjetër Gjilan – Kumanovë, nga ana e Kosovës, tashmë ka përfunduar deri në kufi me Maqedoninë, ndërsa nga ana e pushtet të Maqedonisë, as edhe një metër rrugë nuk është rregulluar. Me asfaltimin e 15 kilometrave rrugë, nga Gjilani deri në fshatin Zhegër dhe Shurdhan, që janë në pikën kufitare me Maqedoninë, ka përfunduar faza e dytë e rregullimit të rrugës që shpie drejt fshatrave të Kumanovës. Republika e Kosovës e ka mbaruar misionin për një kohë të shkurtër, ndërsa autoritetet e Maqedonisë as që bëjnë fjalë për rregullimin e rrugës 10 kilometërshe, nga fshati Sllupçan deri në Bellanocë. Në Qeverinë e Maqedonisë, deri tani vetëm se kanë formuar Komisionin që duhet të merret me këtë punë, ndërsa për punimet në terren, as që është diskutuar ndonjëherë. Edhe pse nuk mund të thuhet se nuk punohet në këtë drejtim, por siç mund të aludojmë prej prononcimeve të zyrtarëve dhe aktiviteteve drejt realizimit të këtyre projekteve natyrale, jetësimi në fjalë është ende i venitur, dhe si rrjedhojë e kësaj, autoritetet kryesisht ata të Maqedonisë fajin dhe neglizhencën mundohen ta arsyetojnë duke ia hedhë këtë përgjumje autoriteteve kosovare, por realiteti e fletë të kundërtën. Pikërisht autoritetet

kosovare kanë punuar konkretisht në lidhje me materializimin e kësaj arterie shqiptare.

Si rrjedhojë e kësaj problematike dhe dëshirës së zjarrtë të banorëve andej dhe këndej kufirit, më mirë se askush tjetër këtë nevojë të qytetarëve e shfrytëzuan partitë politike shqiptare deri në maksimum, duke e vënë në prioritetin e premtimeve të zakonshme boshe. Ishin të pakt ata njerëz që e kuptuan se, ky vendkalim është vështirë të hapet, sepse shumë pak varet prej shqiptarëve, edhe pse në vazhdimësi pësuan shqiptarët. Më së shumti bën problem Serbia, për arsye se në dorë të saj është vendkalimi në Sopot dhe në Llojan, duke e përjashtuar rastin e Bellanocës dhe Gjilanit, sepse tashmë ajo gjenden në duar të pushtetit kosovar dhe atij maqedonas.

Sidoqoftë, me hapjen e këtij kufiri, gjendja e rëndë ekonomike-sociale ndërmjet këtyre dy vendeve do të përmirësohem dukshëm. Ky kufi, edhe pse artificial dhe improvizues ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të dy fshatrat. Të merremi vesh, kjo nuk është idealja, ndaj po e quaj kufi improvizues, por në mungesë të kësaj shkëlqesie, funksionimi i këtij kufiri do të ishte i mirëseardhur, sepse pavarësisht rrethanave dhe realitetit, në masë të konsiderueshme kemi nevojë për hyrje dhe dalje me vëllezërit e gjakut tonë. Deri sa ka qenë i hapur kufiri, ishte mundësia të udhëtohet lirshëm nëpërmjet këtij vendkalimi që ka qenë 2 kilometra larg vendit të fshatin Miratocë. Tani duhet të kalohet 35 kilometra për të arritur deri në këtë fshat, kështu përafërsisht mund të thotë secili banor i këtyre fshatrave!

Kësisoj, në bazë të realitetit të përditshëm, më në fund si duket kemi filluar ta shohim një dritë në fund të tunelit të errët, duke i marrë parasysh brengat dhe kërkesat e mëdha të këtyre banorëve, por rruga deri te përjetimi ndriçues si duket qenka e izoluar me kufi në mes, çka neve na mbetet vetëm prej së largu të kënaqemi me atë dritë të cilën e shohim, por që nuk mund assesi t’ju afrohemiepiqendrës ndriçuese.

Iljasa SALIHU

Lini një Përgjigje