Komuna e Likovës: Thirrje për protestë në kufirin Llojan-Miratoc

8Maj - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

– Të nderuar qytetarë,

– Ju informojmë se nesër, e mërkur, 09 maj 2018-të, nga ora 11:00 te pika kufitare Llojan-Miratoc, Komuna e Likovës nga pjesa e R.Maqedonise dhe Komuna e Preshevës nga pjesa e R.Serbise në mënyrë paqësore për nder të Ditës së Evropës, do të grumbullohemi dhe do ta japim një mesazh të qartë:”Duam qarkullim të lirë, duam hapjen e kufirit !”

– E theksojmë se Komuna e Preshevës do ta ngrej zërin e saj tek qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek qeveria e Republikës së Maqedonisë.

– Andaj ju ftojmë të gjithve që të merrni pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në fund në shenjë senzibilizimi do lëshohen pëllumba të bardhë si dhe tullumbacë të kaltërt dhe të bardhë, duke ua bërë me dije LIRINË !

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Lini një Përgjigje