Komuna e Likovës dhe premtimet e dhëna…!

23Dhj - 0 - Kategoria: Opinione

A27FD0E781B9AA5E536CA3538227FC82Sadulla Durakit qytetarët e Likovës ia besuan mandatin e dytë në këtë komunë.

Ai gjatë fushatës parazgjedhore, u premtoi banorëve të kësaj ane se do të punojë në përmirësimin e gjendjes së arsimit, kulturës, sportit, bujqësisë, infrastrukturës, sociale, biznes dhe të ngjashme.

‘Rekonstruim i shkollës fillore: ,,Faik Konica f.Sllupçan, përfundim i tërësishëm i objektit të shkollës mesme komunale ,,Ismet Jashari,f.Likovë, 5 Bursa për studentët me notë mesatare më të madhe, shpërblime vjetore për arsimtarët e dalluar… Përfundimi i sallës sportive në shf ,,Dituriaf.Likovë,- Ndërtimi i terenit sportiv në f. Nikushtak’ premtoi mes tjerash Duraki.

Në sferën e kulturës ai ka garantuar qytetarët se do të ndërtojë shtëpi të kulturës dhe shumë projekte tjera.

‘Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në f. Mateç, – Ndihmë e vazhdueshme për shoqëritë kulturore artistike ekzistuese, si: ,,Jeta e re,, f. Sllupçan, si dhe angazhim maksimal për formimin e shoqërive tjera kulturore artistike,- Ndihmë të vazhdueshme  financiare dhe teknike për ,,Korin Komunal, ,- Likovë, për realizim sa më të denjë të programit të tyre – Mbështetje finasiare, manifestimeve të ndryshme kulturore në hapësirat e Komunës, duke veçuar, manifestimin  e ,,2 Majit,, f.Sllupçan (Dita e Komunës)’ ka thënë Duraki.

Duraku ka premtuar edhe hapje të qendrës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara.

‘Hapja e çerdhes për fëmijë në f. Orizare, – Hapja e qendrës për fëmijët me nevoja të posaçme,- Ndihmë e vazhdueshme për qytetarët që janë me kushte sociale më të vështira dhe atyre që i nevojiten për shërim mjekësor (që janë nevojtar)’ ka precizuar ai.

PRIORITETE E KOMUNËS SË LIKOVËS SIPAS DURAKUT:

1.  Vazhdimi i ujësjellësit për tërë Komunën e Likovës;
2. Plani detal urbanistik tek penda e Gllazhnjës dedikuar për zhvillimin e turizmit;
3. Asfaltimi i rrugës lokale penda e Likovës – Liqeni i Gllazhnjës;
4. Përfunidimi kanalizimeve nëpër vendbanimet e Komunës;
5. Vazhdim bekatonimit të rrugicave në vendbanimet e Komunës;
6. Rruga regjionale Kumanovë-Likovë-Haraqinë;
7.  Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc – në bashkëpunim me pushtetin qëndror;
8. Hapja e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq – në bashkëpunim me pushtetin qëndror.

Eh sa cmendem kur shoh premtimin e 7-te ……..!

Lini një Përgjigje