Jusuf Zimeri

27Nën - 0 - Kategoria: Llojanasit

Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 Prill të vitit 1962 në fshatin Llojan të Kumanovës, është jurist i drejtësisë islame. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesme e kreu në “Medresenë Alaudin” në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Al-Az’har” në Kairo pranë Fakultetit të Ligjit dhe Jurisprudencës Islame.

Me të kthyer në vendlindje pas diplomimit, vitin 1991 me qenë se Shqipëria ishte në prag të rënies së sistemit monist, Jusuf Zimeri me dekret nga Bashkësia Islame e RM për disa muaj dërgohet në Shqipëri si kuadër i nevojshëm, andaj atje edhe filloi veprimtarinë e tij në cilësinë e thirrësi islam ku tregoi aktiviteti të bujshme e sidomos në jug të Shqipërisë. Pas qëndrimit të disa muajve në Shqipëri,  kthehet në vendlindje dhe më pas punësohet si imam, vaiz, hatib dhe mualim në fshatin Jabolçisht të Velesit, deri në prill të vitit 1994 ku punësohet si ligjërues dhe mualim në fshatin e tij. Në vitin 1996 transferohet si referent për çështje fetare në BIM në Shkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame respektivisht profesor i fikhut dheUsuli Fikhut në shkollën e mesme “Medreseja Isa Beu” në Shkup, ku më pas ushtroi edhe postin e sekretarit të shkollës deri vitin 2006.  Nga viti 2006 deri vitin 2009 ka ushtruar detyrën e drejtorit për Shërbim të Vakëfit pranë Bashkësisë Fetare Islame në RM, kurse prej Marsit të vitit 2009 dhe akoma ushtron sërish postin e sekretarit në Medrese

Veprimtaria e tij është krahas detyrave dhe punëve të përditshme që i bënte në funksionet e tij, ai morr shumë edhe me veprimtari shkencore nga lëmi i jurisprudencës islame dhe fushave tjera, ndaj aktiviteti i tij është mjaft e gjerë, në këtë drejtim. Përveç punimeve, përkthimeve të veprave shkencore që i botoi e që do ti theksojmë më poshtë, ai ishte mjaft aktiv edhe me punime të shpërndara nëpër revistat fetare dhe shkencore si dhe në shtypin ditor që numri i atë arrin mbi 100. Veprimtarinë e tij shkencore kryesisht mund ta ndajmë në tre grupe që janë:
Shkrime autoriale:

1. Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, SHB Furkan, Tetovë, 1994;
2. E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame, Sh. Ilmije, Shkup,;
3. Sistemi zgjedhor islam, BIM, Shkup, 2000;
4. E drejta familjare, BIM, (bashkautor);
5. Gjykata në sistemin islam, Myftynia e Kumanovës, ;
6. Pesë shtyllat e fesë islame, BIM-Shkup, 1998, (Bashkautor);
7. Emancipimi i femrës dhe moda, Sh. Ilmije, 2002.

8. Shpjegimi i Sures El Fatiha, 2010

9. Xhami e Duqanxhikut në Shkup,
Në vazhdën e shkrimeve ka edhe pesë dispensa për nxënësit e Medresesë që janë:
– E drejta islame, dispensë për vitin e I;
– E drejta familjare, dispensë për vitin e II;
– E drejta civile, dispensë për vitin e III;
– E drejta penale dispensë për vitin e IV dhe
– Bazat e jurisprudencës islame, dispensë për vitin e IV.

Të përkthyera:

1. Muhamed Mutevli Sha’ravi, E mira dhe e keqja, Kairo, 1992;
2. Jusuf el-Kardavi, Fetva bashkëkohore, I, Furkan, 2003
3. Mr. Taxhedin Bislimi, Vakëfi në Maqedoni prej vitit 1913-2000,
4. Ali Tantavi, Bija ime, Interdiskontu Shkup, 1997,
5. Lutjet e haxhit dhe umres, BIM, 1996.

6. Suneni i Ebu Davudit,

7. Atributet e hipokritëve në suren Et-teuvbe, 2011

 

Nga veprimtaria e tij shkencore vlen të përmendet, se në shumë vepra shkencore islame në gjuhën shqipe na paraqitet si recensent apo redaktor i tyre.

Në anën tjetër ishte aktiv edhe nëpër simpoziume si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Në vitin 1998 u paraqit aktiv në simpoziumin “Zeqati dhe sadekatul filtri në trevat tona” që u mbajt në Shkup nën organizimin e Bashkësisë Islame me temën me temën “Roli i zeqatat dhe sadekatul fitrit në trevat tona”. Në vitin 2002 ishte pjesëmarrës aktiv në konferencën rajonale 2 ditore në Tiranë me temën“Toleranca Fetare dhe etnike” e që ishte nën patronatin e organizatë Fridri Eberg- nga Gjermani ku u paraqit me temën “ Toleranca sipas mësimeve islame”. Në vitin 2009 ishte pjesëmarrës aktiv në simpoziumin shkencor të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Prishtinë, me temën “Mvludi tek shqiptarët. ku u paraqit me temën: Roli dhe rëndësia e Mevludit në trevat tona. Kurse vitin 2011 ishte panelist në konferencën që u mbajt në Shkup, në organizimin e FRI dhe sekretariatit për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, me temën :”Rinia dhe toleranca ndërfetare dhe ndëretnike në R e Maqedonis” ku u paraqit me temën: Qëndrimi i Islamit dhe bazamenti ideor për tolerancën e myslimanëve”.