Intervsitë me Qerim ISUFI

17Jan - 3 - Kategoria: Intervista

Si rrjedhojë e ballafaqimit tonë vetëm përmes të vrojtuarit me problemet e mëdha botërore, duket se kemi anashkaluar rëndësinë e dhënies së përgjigjeve që drejtpërdrejt na brengosin neve. Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij mënjanimi, vendosëm që përmes portalit llojani.info, të marrim pikëpamje prej njerëzve të profesionave të ndryshme, duke respektuar çdo mendim, sa do i shkurtër apo i gjatë të jetë. Përmes pyetjeve të njëjta, do të marrim përgjigje edhe prej atyre që duan fillimisht përmes lapsit dhe kambanave të tregojnë hapur se tutje në moçalishten e këtij fshati nuk shkon kështu.

Llojani. info: Cilët faktor mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc?

Qerim Isufi: Duke pasur para sysh se kam mjaft nge, do të tentoj të flas pak e të them shumë . Mendoj se ska faktor që mund të pengojë një popull, por paraprakisht ai popull duhet realizuar një kusht, e ai kusht quhet ‘bashkim’ ndaj mungesa e unitetit rezulton me elementin e quajtur ‘dobësi’ thënë më konkret këtu mungon vullneti (demokratik) i Llojanasve, nga fakti se populli zgjedhë pushtetin e jo e kunderta.

Llojani. info: Përse rruga që lidhë Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, akoma nuk po shtrohet me asfalt?

Qerim Isufi: Si pikë e parë , ne për momentin kemi një brengë tjetër, e ajo brengë quhet ‘Skopje 2014’, e kur të shterret ai investim, atëherë ndoshta mbetet ndonjë lopatë asfalt për t`i mbushur gropat e Titos, apo ndoshta dr. Toni Naunovski (një publicist nacionailst) është në të drejtë kur deklaron se: Maqedonia është e maqedonasve, kurse shqiptarët kanë Shqipërinë dhe Kosovën. Për të qenë edhe më të cekët, nuk duhet harruar aspak edhe qeveritarët tanë të cilët mendoj se janë të mendimit lidhje me ‘Skopje 2014’ meqë heshtja e tyre është dëshmia e jonë .

Llojani. info: Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht?

Qerim Isufi: Pse a ka filluar a? Ish kryetari Sh.B.A.s Donald Reagan thotë : Fjalia më e tmerrshme në gjuhën angleze është : ”Ne jemi të qeverisë, kemi ardhur për të ju ndihmuar”.

Llojani. info: Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatik në Llojan?

Qerim Isufi: Tani është numri i vogël i atyre që perfitojnë, në fund te gjithë do të humbim, jo, jo nuk duhet brengosur edhe aq se shteti e ka gjendjen nën kontrollë , habi e madhe si mund t`a kontrollojë situaën kur as vet shteti nuk e din se kush janë, cfarë statusi gëzojnë, nga vijnë, e shumë pyetje të tjera, vallë kjo quhet ‘kontrollë ’. Në këtë rast ndokush figuron si banor i këtij fshati por funksionon si lajmëmarrës nga vet shteti, po, po kjo është shumë e vërtetë ngase kam rastisur kur një banor u thoshte aziatikëve po citoj “ begaj, ide policija “ në atë moment mua më bëri për të qeshur nga shkaku se i fliste në gjuhë të huaj edhe pse ai aziatiku nuk e kuptonte fare, por kryesorja x personi iu drejtua në gjuhë të huaj. Pas pak, x personi ia qëlloi dhe policia erdhën. Ajo që është edhe më tragjike, nëse një llojanas është kundër aziatikëve, profiterët nga gjeneralja e shëndrrojnë në personale, gjë që nuk shpien në të mirë të fshatit.

Lini një Përgjigje