Intervsitë me publicistin Iljasa SALIHU
By Intervista On 17 Jan, 2012 At 05:21 PM | Categorized As Intervista | With 0 Comments

Si rrjedhojë e ballafaqimit tonë vetëm përmes të vrojtuarit me problemet e mëdha botërore, duket se kemi anashkaluar rëndësinë e dhënies së përgjigjeve që drejtpërdrejt na brengosin neve. Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij mënjanimi, vendosëm që përmes portalit llojani.info, të marrim pikëpamje prej njerëzve të profesionave të ndryshme, duke respektuar çdo mendim, sa do i shkurtër apo i gjatë të jetë. Përmes pyetjeve të njëjta, do të marrim përgjigje edhe prej atyre që duan fillimisht përmes lapsit dhe kambanave të tregojnë hapur se tutje në moçalishten e këtij fshati nuk shkon kështu.

Llojani. info: Cilët faktor mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc?

Iljasa SALIHU: Së pari dhe së fundi është faktori i të qenit shqiptar. Pastaj po të zgjedhurit tanë – shqiptarët nëse na lejohet t’i quajmë kështu, janë ata që i arsyetojnë mosveprimet e serbëve dhe të vetëquajturve maqedonas, përsa i përket salldimit të mëtejmë të kësaj hallke trishtuese dhe krijuese të amullisë dhe anarkisë në Llojan dhe në Miratoc. Pra, interesi dypalësh në këtë rast është i shqiptarëve, prandaj edhe sulmi bëhet nëpërmjet dy këndeve, herë autoritetet maqedonase duke ia hedhur fajin autoriteteve serbe, e herë serbët maqedonasve. Pavarësisht kësaj, mbase dihet roli historik i sllavëve, ata pra mision jetik e kanë krijimin e sa më shumë të këqijave shqiptarëve, porse roli qyqar i autoriteteve shqiptare duket se është vënë përkrahë atyre që kompozojnë zhdukje të vlerave tona. Të zgjedhurit tanë gjithë këtë strumbullar të krijuar prej dashakeqve tanë, devotshmërisht janë duke e arsyetuar, në vend të rrebeshit të reagimit dhe nxitjes për një thyerje të këtij kufiri jo ekzistues.

Llojani. info: Përse rruga që lidhë Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, akoma nuk po shtrohet me asfalt?

Iljasa SALIHU: Sepse gomashitësve akoma i duhen blerës. Pak shaka, por brenda së cilës mund ta lexojmë edhe përgjigjen e kësaj pyetje. Përpos që Komuna e Likovës nuk është gjithaq e shqetësuar për meremetimin e rrugës të shtruar qysh në kohën e shokut Tito, atë e ndihmon edhe dëshira e zjarrtë e Ministrisë së Transportit për diskriminimin e shqiptarëve edhe në këtë aspektë. Në projekt buxhetin për vitin 2012 janë ndarë 120 mijë euro për rregullimin e rrugës Llojan – Miratoc. Të shohim përgjatë këtij viti se a do të jetësohet kjo shumë simbolike përballë bjeshkës së nevojave tona.

Llojani. info: Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht?

Iljasa SALIHU: Sepse fillimi ishte i pjesor, gjë që u priste një përfundim i tillë pjesor. Madje kur dihet se projekti në fjalë në fushatën parazgjedhore i shërbeu si një arsenal i mirë folësve tanë, mbase dukej se nuk kishin me çka tjetër të krekoseshin, edhe pse kjo krekosje u pa se ishte e cunguar.

Llojani. info: Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatik në Llojan?

Iljasa SALIHU: Fitojnë ata që ishin mësuar të përfitojnë në kohë krizash, si dhe pas kalimit të asaj krize, patën fatin vetë të bien në krizë. Kështu që, më vjen keq që nuk dyshoj se edhe fati i këtyre që emigrantëve i ofruan strehë dhe shërbime tjera me çmime jo të zakonshme, pas këtij karvani do të bien në krizë, duke mbetur kështu të varur gjithherë prej situatave të krizës, mbase besnikërisht pranuan të bëjnë gjumë në divanin e blerë me para të krizës.

259 total views, 1 views today

Intervista

About -

Komento

Identifikohu për të postuar koment.