Intervistë me teologun Jusuf ZIMERI

18Jan - 0 - Kategoria: Intervista

Si rrjedhojë e ballafaqimit tonë vetëm përmes të vrojtuarit me problemet e mëdha botërore, duket se kemi anashkaluar rëndësinë e dhënies së përgjigjeve që drejtpërdrejt na brengosin neve. Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij mënjanimi, vendosëm që përmes portalit llojani.info, të marrim pikëpamje prej njerëzve të profesionave të ndryshme, duke respektuar çdo mendim, sa do i shkurtër apo i gjatë të jetë. Përmes pyetjeve të njëjta, do të marrim përgjigje edhe prej atyre që duan fillimisht përmes lapsit dhe kambanave të tregojnë hapur se tutje në moçalishten e këtij fshati nuk shkon kështu.

Llojani. info: Cilët faktor mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc?

Jusuf Zimeri: Mendoj se pengesat për mos hapjen pikëkalimit Llojan-Miratoc, janë të shumta, por që unë do të isha fokusuar në tre faktorë kryesorë, që sipas meje pengojnë hapjen e kësaj pike kufitare.

Faktori i parë është, se ky kufij për fat të mirë apo për fat kë keq, varësisht nga këndëvështrimi, është kufiri i cili nuk shënon vetëm ndarjen teritoriale të dy shteteve por por bënë edhe ndarjen e trupit shqiptar. Ne edhe më tutje jemi dëshmitarë okular se i vetmi shtet në Evropë që në të gjitha anët e saja kufizohet me vetëveten, është shteti i jonë, e tani kur faktori vendas dhe ai ndërkombëtar, i mësuar ta shesh popullin shqiptar të ndarë kështu, vështirë e kanë të kuptojnë që të mos ketë kufij mes shiptarëve. Pra faktori kryesor është se në të dy anët e kufirit flitet shqip.

Faktori i dytë, sipas mendimit tim është mos demokratizimi i shoqërisë ballkanike i cili edhe për rreth faktit pretendon të jetë shoqri e civilizuar, edhe më turje i ruan kufijt e hekurt që pengojnë lirinë e qarkullimit të njerëzve, që është e drejtë elementare e individit.

Faktori i fundit është vetë te ne shqiptarët, sepse për fat të keq as Ali Ahmedi e as Menduh Thaçi nuk janë nga kjo zonë. Andaj, ata këtu vinë vetëm kur kanë nevojë për ndonjë votë, me pretimtime se kufiri më tashmë është punë e kryer, kurse e juaja është të ma jepni votën. Ka edhe faktorë tjerë por kësaj radhe mjaftojnë vetëm këto.

Llojani. info: Përse rruga që lidhë Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, akoma nuk po shtrohet me asfalt?

Jusuf Zimeri: Të themë të vërtetën, nuk kam shumë informata për mos shtrimin e kësaj rruge, me përjashtim të faktit se shumë mirë e di gjendjen faktike të kësaj rruge. Kush e din, ndoshta në sirtaret e qeverisë kjo rrugë figuron e riparuar dhe ata të mëdhenjtë tanë si në pushtetin lokal ashtu edhe atë qendrorë e shohit të asfaltuar dhe të riparuar, andaj s’ka rëndësi si e shohim ne qytetarët e rëndomtë!

Llojani. info: Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht?

Jusuf Zimeri: Sa i përket kanalizimit, mendoj se ky projekt është i parcializuar dhe kështu do të qëndrojë edhe gjatë kohë sepse, partitë politike kanë nevojë për vota dhe ato duhet nxjerrë prej kanali(zimit). Por, ndoshta edhe s’kemi nevoj sepse ne nuk kemi as ujësjellës që të kemi aq nevojë për kanalizim!

Llojani. info: Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatik në Llojan?

Jusuf Zimeri: Ata që përfitojnë në fatkeqësinë e të tjerëve janë kategoria më e dobët njerëzve. Kjo cilësi shpirtlige nuk përkon as me realitetin dhe traditën tonë kombëtare e as fetare. Andaj unë mendoj, se përfitimi në fatkeqësinë e tjetrit është tipar i tiranëve dhe popujve që historia i ka regjistruar si popuj të dobët. Ky veprim, thellë cenon nderin dhe humanizmin tonë kombëtar, fetar dhe tradicional që e kemi kultivuar me shekuj.

Lini një Përgjigje