Intervistë me profesorin Suad DAIPI

20Jan - 1 - Kategoria: Intervista

Si rrjedhojë e ballafaqimit tonë vetëm përmes të vrojtuarit me problemet e mëdha botërore, duket se kemi anashkaluar rëndësinë e dhënies së përgjigjeve që drejtpërdrejt na brengosin neve. Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij mënjanimi, vendosëm që përmes portalit llojani.info, të marrim pikëpamje prej njerëzve të profesionave të ndryshme, duke respektuar çdo mendim, sa do i shkurtër apo i gjatë të jetë. Përmes pyetjeve të njëjta, do të marrim përgjigje edhe prej atyre që duan fillimisht përmes lapsit dhe kambanave të tregojnë hapur se tutje në moçalishten e këtij fshati nuk shkon kështu.

Llojani. info: Cilët faktor mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc?

Suad DAIPI: Faktori kryesor që pengon rihapjen e pikëkalimit ndërmjet dy fshatrave shqiptare, është faktori vendas që i rehabilituar e shikon këtë problem, duke rënë në grackën e ankuesit pa vepra konkrete. Pastaj këtë mjegull komuna e Likovës e pranon si të tillë, duke i pasuar në veprime ata që vetëm llafosin. Për ta përmbyllur këtë përgjigje, dëshiroj ta paraqes një shembull hipotetik: llojanasit të barten në fshatin Reçicë dhe serbët e këtij fshati të vijnë në Llojan dhe tek pastaj shtetit do t’i hapen sytë, ngase bëhet fjalë për vëllezërit e tyre.

Llojani. info: Përse rruga që lidhë Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, akoma nuk po shtrohet me asfalt?

Suad DAIPI: Sepse trurin akoma duket se nuk e kemi të shtruar mirë. Për të ardhur deri te faza e asfaltimin, patjetër duhet përmbushur fazën e mbushjes së gropave, gjë që unë në këtë të parën dyshoj shumë, ngase krerët tanë kur neve na premtuan se do t’ia shtrojmë asfaltin, ne pa menduar fare pohuam, duke dalë përpara tyre si harrestar të premtimëve të mëparshme, premtime që kurrën e kurrës nuk u realizuan, kështu që, gropëzimin vetë votuesit e konfirmuan duke i votuar ata që radhazi i gënjyen.

Llojani. info: Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht?

Suad DAIPI: Sepse njerëzit që morën këtë projekt mbi supet e veta, ishin jo profesionist për një gjë të tillë. Këtë e pështjelloj edhe më tepër faktori vendas, i cili miratojë projektin pa qenë i projektuar me gjitha kushtet juridike dhe gjeodezike.

Llojani. info: Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatik në Llojan?

Suad DAIPI: Shteti është ai që përfiton më së shumti, duke tërheq grande prej fondëve evropiane dhe njëkohësisht duke i përplasur këta të mjerë nëpër dyert e llojanasve, përplasje që mjerisht u pasua edhe prej disa horrave të këtij fshati. Kështu që, një përqindje e vogël e llojanasve përfituan, të shquar për mungesë mendimi të shëndoshë dhe bizneset tjera të vogla që janë strukur në këtë fshat. Ndërsa humbës janë vetë emigrantët, sepse vaj halli ku po e kërkojnë hallin.

Lini një Përgjigje