Hitoria

Llojani shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës, në zonën kufitare me fshatin Miratoc të Preshevës.
Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit, të quajtur Kulishte.
Ka 2274 banorë sipas regjistrimit të vitit 1994, kurse sot ka mbi 3300 banorë, i katërti sipas madhësisë në Komunën e Likovës, etnikisht i banuar me shqiptarë.
Llojani është fshat i vjetër, i cili përmendet në shek.XIV, respektivisht në dokumentet e vitit 1332.

Llojani në vitin 1917

Xhamia e fshatit është e ndërtuar në vitin 1816, e renovuar në vitet 1971, 1987, dhe ka emrin “ Xhamia e haxhi Esatit ”.
Llojanasit merren me bujqësi dhe me blegtori, me ujë të pijshëm furnizohen prej bunarëve dhe burimeve të sjellur nga bjeshka.
Në Llojan ka ekzistuar edhe xeherorja e cila ka pasur shumë metale si: hekuri, kromi, plumbi, nikli, zingu, bakri, antimoni e të tjera.

Lini një Përgjigje