Llojani ndodhet në veri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në zonën kufitare me Republikën e Serbisë, përballë fshatit Miratocë. Administrativisht i takon komunës së Likovës dhe është i banuar kryesisht me shqiptarë.
Në dokumentet historike, fshati përmendet që në shekullin XIV, respektivisht në vitin 1332. Arsimi në fshat zhvillohet nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, dhe mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Një ndër objektet më me vlerë të trashëgimisë kulturore e fetare është Xhamia e fshatit Llojan, e ndërtuar në vitin 1816, e cila mban emrin e Haxhi Esatit.
Llojani ka pasur shumë burra të respektuar të cilët i shërbyen fshatit dhe popullit shqiptare, ndoshta do te kemi rastin dhe do të shkrujmë disa rreshta per të kujtuar dhe respektuar per gjithmone, pa e cenuar kontributin e tyre fisnik.
Me nje rast permendet Vebi Destani, i cili ka shërbyer si kryetar i fshatit dhe këshilltar në komunën e Kumanovës për dy mandate. Ishte arsimdashes, njihej si pleqnar i urtë, i drejtë dhe me ndikim, duke kontribuar në ruajtjen e rendit, traditave dhe unitetit mes banorëve të fshatit dhe me gjer.
Për shkak të veprimtarisë së tij, gëzonte respekt të madh në mesin e bashkëfshatarëve.
Vebi Destani theksonte shpesh se Llojani gjithmonë ka nxjerrë patriotë shqiptarë. Disa prej tyre janë: Sadik Veliu (Sadik Llojani), Enver Destani, Selman Idrizi, Kasum Azemi, Ibrahim Idrizi dhe të tjerë, të cilët lanë gjurmë në historinë dhe zhvillimin e fshatit.
Shkruar: nga bashkëfshatari ynë, Ridvan Memedi i cili me familje jeton në Kumanovë, në fushën e arsimit dhe kulturës duke punuar si profesor e dha një kontribut të çmuar, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e ekspertit në Arkivin e qytetit të Kumanovës, duke ruajtur e promovuar trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë.
Ne vazhdim do të mundohem te nxjerr ndonje pjese tjetër nga historia e fshatit Llojan.
Respekte.