Hapja e bibliotekës “Mendimi” ne fshatin Llojan

21Qer - 0 - Kategoria: Opinione
10487433_913354728681294_6859327494655692473_nPas një pune disa mujore, natyrisht vullnetare, dje ishim të gëzuar, hapëm bibliotekën që njeherësh është edhe leximore “Mendimi” në fshatin Llojan! Ejani të mendojmë duke lexuar. Të mos mendojmë se duhet apo nuk duhet lexuar, sepse ky nuk është mendim, por ky është mundim djallëzor. Nuk punuam për ndërtimin e kësaj biblioteke në saje të kërkesës së banorëve të fshatit, por përmes kësaj biblioteke kërkojmë që banorët e fshatit të lexojnë, të takohen më shpesh me librin, sepse tani kanë edhe ku të takohen.
Fillimisht falënderuar dhe lavdëruar qoftë Zoti Fuqiplotë. Përpos atyre (vendasve dhe mërgimtarëve) që e ndihmuan financiarisht këtë projekt të madh, nuk mund të mos i shpreh haptas falënderim të vecant, ideatorit të kësaj nisme, hoxhë Jusuf Zimerit, i cili me shpirt punonte në ngritjen e kësaj biblioteke, arsimtarit të gjuhës angleze, Qerim Isufit që përpos se punonte palodhshëm, ai qe njëherësh edhe një mjeshtër i gjetjes së investitorëve mërgimtar, profesorit të makinerisë, Suad Daipit, i cili kryente punën e shumë mjeshtërve me precizitet dhe elegancë vezulluese, duke mos e harruar veten që isha pjesë në mjedisin e këtyre mjeshtërve, por unë kryeja më shumë punët që rëndom i kryen një punëtor i thjeshtë. Të mos i harroj edhe gjithë ata që ofruan punë të ndryshme vullnetare. Ata që i lyen dhe që i ngjyrosën muret e kësaj godine, me theks të vecant e falënderoj Ali Zimerin dhe atë që e projektoi fillimisht në kompjuter, arkitektin e ardhshëm, Liridon Isufin. Zoti i shpërbleftë edhe ata që të paktën e ndihmuan këtë nismë dhe këtë përvijim fisnik duke mos e penguar!

 

Lini një Përgjigje