Gogoleshat pa gogozhare

20Dhj - 0 - Kategoria: Opinione

Mbaj mend se dikur kur isha i vogël, si fëmijë gjatë stinës së dimrit në fshatin tim nuk kishim shumë mjete për të lozur, por të gjitha që ishin, i përkisnin vetëm të natyrshmës, andaj edhe loja jonë kishte karaker të natyrshmërisë. Gjatë dimrit shtohej hareja kur binte borë, sepse rrëshqitnim me najlonë dhe saja e ski, që i ndërtonim vetë me tela edhe pse nuk ksihim dorza sërish ndo ndërtonim edhe ndonjë gogol dhe për të marrë kështu formën më të mirë në kokë i vëndonim edhe nga në gogozhare.http://jusufzimeri.com/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

Sot në mungesë të borës, gogolat janë shndërruar në gogolesha artficiale me një kaçirubë në kokë, me një kaçule nga leshi i bardhë dhe me gogishte në këmbë, e në mungesë të gogozhareve i mbështjellim me xixa vizëlluese që të ndalin jo vetëm shikimin por edhe frymëmarrjen.

Sidoqoftë, dallimi mes të atëhershmes dhe të sotit fshehet në faktin se ne dikur këto dordulecë i ndërtonim për rekreacione, jo për të simbolizuar diçka, kurse sot ato janë bërë si pjesë e pa ndashme e krenarisë së identitetit tonë të rrejshëm, që gjithnjë po ndërtohet mbi parimin e hipokrizisë. Janë bërë pjesë e gëzimit familjar me rastin e krishtlindjeve dhe festave të vitit të ri që simbolizon vetëm paganizmin e asgjë më shumë. Ky lloj i ndërtimit të identitetit tonë të rrejshëm mbi parimin e hipokrizisë, i ngjanë shembullit banal të gomarit i cili ëndërronte zgjuar derisa ujku e coptonte prapanicën e tij.

Dëshmi e kësaj që po e them janë dritat me shumë ngjyra nëpër ballkanët e shtëpive, dekorimi i pemëve të krishtlindjeve par dyerve të hyrjes dhe nëpër sallonet e luksoze që janë simbolikë e lindjes dhe vdekjes si dhe, qirinjtë që vehen mbi pemën që simbolizojnë shpirtin. Kurse dhuratat që na i sjellë Gogolesha pa gogozhare për fëmijët tanë, janë simbolikë që dhuroheshin nga zoti i dionisit – zoti i fetsimeve te grekët e vjetër, apo zotit otragatis te skandinavët e vjetër.

Dimensioni i freskisë shpirtërore arrihet përmes pijeve të serta nën zhurmën e pa kontrolluar të muzikës pa aromë dhe shije, kurse kulkminacioni i çmendurisë arrihet me humbjen e vetëdijes së përkohshme, e krejt kjo bëhet me qëllim që të harrohen brengat e të kaluarës, dhe të fillojmë të ardhmen me lumturi edhe pse pa mend.

Këto akte janë akte më të larta të patriotizmit, sepse sagllam aty nga fillimi i ahengut, derisa kanë pak mendë fillohet me naj këngë patriotike, dhe kështu në emër të kombit dhe pse jo edhe të dëshmorëve të kombit të mos festojmë, pse të mos humbim vetëdijen për ta, kur ata kanë dhënë jetën që ne të këndojmë, etj,etj e ska lidhje pse fëmijët e tyre kanë rënë në gjumë pa ngrënë darkë, për shkak të varfërisë!!

Edhe reklamat “falas” nëpër mediume për pritjen e festave të krishtlindjeve dhe vitit të ri, të gjitha këto janë në emër të patriotizmit kombëtar, por, cilit komb, s’ka rëndësi, me rëndësi që dikush i mbush xhepat. Meqë Gogoleshat, nana-baba-dimrat, pemët e dekoruara, shpërndarja e dhuratave nga (nana)baba-dimri, kanë të bëjnë me paganizmit, atëherë këto besëtytni dhe mitologji cilit komb apo cilës fe i shërbejnë? Paganizmi është besim në shumë hyjni dhe në shumë zota, si psh. besimi në tokën, në diellin, në erën, në drurin, në yjet, në dielli, në lopën, në viçin, në gjarprin e të ngjashme, dhe nëse dikush është përcaktuar për këtë besim, atëherë s’ka asnjë problem, por së paku le të bëhet pagan i mirë dhe pas tërë ceremonisë së kësaj nate, në fund le të shkon dhe le t’i përulet viçit e lopës që t’ia falë mëkatet e vitit të shkuar dhe ta bekojë që vitin e ardhshmëm të jetë fatlumë?! Njëmendë, këtë punë nuk mund ta bëjë askush derisa ka mendët në kokë dhe kur t’i fluturojnë mendët, qoftë edhe nga alkooli, sagllam ka mundësi dhe arsye ta bëjë edhe këtë veprim, që e privilegjon lopën kundrejt njeriun dhe pastaj vihet një dyshim mes atij dhe lopës apo cilës do kafshë tjetër.

Sidoqoftë, mos t’i hiperbolizoj sendet, se ne edhe pas tërë kësaj që e bëjmë me këtë rast jemi mysliman dhe askush s’ka të drejtë të na akuzoj se nuk jemi mysliman! Ky ishte motivi që më detyroj të them në fillim se po e ndërrojmë identitetin tonë të rrejshëm mbi parimin e hipokrizisë, sepse deklarojmë diçka tjetër dhe veprojmë diçka tjetër.

Ku ta di unë, ndoshta kam ngelur pak fanatik, sepse kështu më quajti një patriot i këtij lloji, por ja që edhe fanatizmi është pasuri imja dhe unë krenohem me të, ngase nuk e kam ndërmend të integrohem. Të integrohem! Ku? Të shkrihem në kazanin e vlerave të atyre që adhurojnë lopën, drurin e gurin. Jo, jo, aspakt, në vend të integrimit i ofrojë vlera që pandehin në mosmaltretimin e lopës, mosprerjen e drurit në bulëzat e para të tij dhe përdorimin e gurit për të ndërtuar, assesi për të rrënuar. Ku të integrohem, nga bota e realitetit në botën e ëndrrave, duke ia humbur edhe kuptimin natyral edhe ëndrrave. Të integrohem në botën e artit, kulturës, cilivilizimit dhe emancipimit, të gjithë këto pa vellon e njerëzisë? Një artiste e jona, pra me emër shqiptare –myslimane në një emsion ku flitej për integrimin, cilivilizimin, dashurinë, prostitucionin, emancipimin etj, tha kështu, po citoj: “Edhe pse deri më tani kam pasur kontakte seksuale me mbi 50 meshkuj, nuk ndihem prostitutkë! Po pra, ajo është e ndershme, ku ta di ndoshta nënat tona të pa civilizuara, të prapambetura me një jetë të ndershme bashkëshortore e familjare paskan qenë protituta. Më falni nëna!

Të integrohem në stilin e kësaj jete, ku epiteti i të qenit prostitutë nuk varet se me sa meshkuj ke bërë “gjumë”, porse si e ndien vetën. Jo, jo, asnjëherë. Kësisoj, të bësh veprime të ndaluara islamikisht (HARAME) dhe mëkate të mëdha dhe të ngelësh edhe më tutje mysliman (i mirë), është e njëjtë me artisten e emancipuar që ka mbajtur marrëdhënie (pra për të marrë diçka, edhe ka dhënë diçka) me mbi 50 meshkuj, por nuk është prostitutë.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Lini një Përgjigje