Gabim me qёllim apo qёllim me gabime?

26Sht - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Duke e shfletuar materialin e klasёs sё katёr, “Edukimi qytetar” hasa nё disa gabime, apo mё mirё me thёnё nё disa qёllime me gabim. Fjala bie, nё faqen 119 pyetja ёshtё, citoj: “Si do tё ishte jeta e qytetarёve maqedonas kur Maqedonia do tё bёhej anёtare e Unionit Europian”? Nuk e kuptoj fare termin qytetarё maqedonas, bёhet fjalё vetёm pёr maqedonasit, apo aty jemi edhe ne me termin qytetarё maqedonas?! Pa dashje mё lindёn disa pyetje:

  • * Ështё lёshim
  • * Ndoshta pёrkthyesit nuk i pengon tё quhet qytetar maqedonas,
  • * Ndoshta nё defterёt e qeveritarёve nё Maqedoni nuk jetojnё shqiptarё
  • * Ndoshta meqё jetojmё nё Maqedoni zyrtarisht duhet tё quhemi “makedonski gragjani” qytetarё maqedonas, apo “makedonski albanci” shqiptar maqedonas???

Unё ndoshta nuk kam fuqi tё bёj ndryshime tё asaj natyre, por mundёsia ime e vetme ёshtё se unё mundem ta shkruaj e ta them se unё jam qytetar i Maqedonisё dhe kurrёsesi qytetar maqedonas. Nёse autorёt e shkrimeve tё tilla nuk i kuptojnё kёto dallime le tё hanё mё pak ndoshta do ta kishin freskuar trurin pak mё shumё. Pa anashkaluar edhe pushtetarёt, le t’i harrojnё fluturimet tejoqeanike ecejake kjo qё po manifeston qarjen me sy tё vet dhe me lot tё huaj. Mё mirё do tё ishte t’i kontrollojnё materialet e lёshuara nёpёr shkolla, se me çfarё ushqimi ushqejmё ardhmerinё tonё? Buka hahet, por tretet shume shpejt, kurse libri dhe ajo qё ёshtё brenda saj nuk hahet e as qё tretet, por mbetet e ndjeket shumё gjatё.

Nёse nё tё njёjtin libёr hapim faqёn 116 aty shohim, citoj: “Ne nuk i shoqёrojmё shtet, ne i bashkojmё qytetarёt”! Nёse ndokush e kupton, “ne nuk i shoqerojmё shtet” le tё mё tregojё kuptimin e fjalёs “shtet”? Unё, sinqerisht nuk e kuptoj! A thua kёto janё materiale shkollore tё shekullit XXI ?

Madje, nё faqёn 73 lexojmё titullin ”Formimi i shtetit modern maqedonas”! Sinqerisht unё nuk mundem ta kapёrdij shprehjen “shtet maqedonas”. Bёhet fjalё pёr periudhёn kohore 1941, peridudhё kjo jo e largёt. Ne ende kemi dёshmitarё tё gjallё tё cilёt kishin marrё pjesё nё kёtё luftё. Disa prej tyre ishin kthyer nё vendёlindje e disa kishin mbetur nё fushёn e Shidit, vёrtetё aty kishin mbetur, ngase as pension nuk kishin marrё familjarёt e tyre. Edhe pse dёshmitarёt thonё se ne ishim kundёr okupatorit por jo pёr “makedonska drzava” por pёr shtetin e Maqedonisё.

Apo nё faqёn 23 thuhet “Zekati” (dhёnia e ndihmёs nё tё holla pёr tё varfёrit – kёrkoj ndjesё nga islamologёt). Unё nuk e kam idenё se autori ku e ka lexuar kёtё definicion? Nocioni “zeqat” në kuptimin gjuhësor do të thotë: pastrim dhe rritje. Kurse me shprehjen zeqat në kuptimin terminologjik të Sheriatit Islam nënkuptojmë: Shpronësimi i një pjese të caktuar të pasurisë, nga pasuria e veçantë, për personin e veçantë që e ka përcaktuar Ligjvënësi për hirë të Allahut.

Nëse dëshirojmë të bëjmë bashkimin mes dy kuptimeve të atij gjuhësorë dhe të atij terminologjik, vërejmë se ekziston lidhshmëri e plotë mes këtyre dy kuptimeve. Zeqati do të thotë pastrim, me dhënien e një pjese të pasurisë bëhet jo vetëm pastrimi i ngelur i pasurisë, por edhe pastrimi shpirtërorë e zemërorë i besimtarit islam.

Mendoj se autorё e pёrkthyesё tё tillё, jo qё nuk duhet tё gёzojnё tё drejtёn e botimit madje as tё leximit.

Lini një Përgjigje