Fyelli i një dëshmori

26Jan - 0 - Kategoria: Libra

Autor: Nehat Jahiu
/DritarjaOnline/

Doli nga shtypi libri “Fyelli i një dëshmori” i autorit të mirënjohur të letrave shqipe z. Ali Qerimit. Për lexuesit emri i aktorit, poetit dhe shjkrimtarit Ali Qerimi është që herët i njohur me krijimtarinë e tij të mirënjohur letrare në botën e artit shqiptar. Tani që çdokush me një dëshirë të madhe do të kishte dashur të lexojë nga opusi i gjërë i tij letrar i deritanishëm të cilin poeti Ali Qeimi ia afron lexuesit që me ëndje të lexohen vargjet poetike dhe artit dramatik të veprave të tij e sidomos të moshës fëmijërore të këtij autori, sepse me të vërtetë veprat e botuara deri më tani të këtij autori janë mirëpritur aq mirë dhe ngrohtësisht në të gjitha trojet tona shqiptare që gjatë leximit shumë shpejtë lexuesin e fusin në një botë të artit që vështirë e ka për ta lëshuar nga dora librin e Aliut pa e përfunduar së lexuari dhe mbresat e çdo lexuesi janë aq të mëdha që shpeshëherë nga përshtypjet që u lënë librat e këtij autori ata ( ato) lexues/se dëshirojnë të rikthehen edhe njëherë për ti riulexuar edhe njëherë librat e autorit z. Ali Qerimit.

Librat e këtij autorit në vete përmbajnë një mesazh shumë të fortë në aspektin përmbajtësor dhe mesazhet që përcjell autori deri tek lexuesit janë ngjarje shumë interesante, tërheqëse dhe të veçanta nga shumë krijues tjerë, sepse ky autor dinë të kombinoj aq bukur letërsinë me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve sidomos ky kombinim ose kjo lidhe e ngushtë mes vete dhe e gërshetuar aq bukur me penën e tij të një poeti mbushur me një shpirt poetik e bënë veprën e tij aq të këndshme dhe tërheqëse për të gjithë grupmoshat, por sidomos të atyre të botës fëmijërore të cilët më padurim presin çdoherë që të ju sjellë risi në krijimet e tia poeti , shkrimtari, dramaturgu z. Ali Qerimi. Edhe në këtë rast dua të përmendi dhe të them ate që edhe më takon ta them, sepse pata fatin dhe nderin që të jem i nderuar nga autori që të jem redaktor dhe recensent i këtij libri kaq të dashur dhe tërheqës për lexuesit siç është edhe libri më i ri i autorit Ali Qerimit “ Fyelli i një dëshmori”. Ndjehem më shumë se i priveligjuar që autori i këtij libri më besoi që jo vetëm që të jem redaktor dhe recensent i këtij libri, por ndoshta dhe isha njëri ndër lexuesit e parë pas autorit që pata rastin ta lexoja dhe rilexoja disa herë këtë libër pas autorit. Isha shumë i lumtur të jem mu unë ai që do e lexoja para se të botohej ky libër, kështu që posa e kam lexuar për herë të parë këtë libër më ka tërhequr ta rilexoja edhe disa herë derisa tani më ky libër sot ka parë edhe dritën e botimit dhe nga dita e nesërme do të jetë në duartë e lexuesit që me padurim do e presin për ta lexuar e sidomos shkollarët e vegjël.

Me një përgjigjësi do e them se çdo lexues pas leximit të këtij libri do jetë shumë i kënaqur, por nuk mund të mos e them edhe këtë se tek lexuesi do të shkaktohen emocione, por edhe do të jenë shumë krenar me protogonistin kryesor të këtij libri dhe amanetin e një dëshmori siç është në rastin konkretë në këtë libër një dëshmor që kërkon që amaneti i tij dhe shokve të tij të realizohet, sepse vetëm në këtë mënyrë amaneti i tyre për të cilin flijuan to shkoj në vendin e duhur sëbashku me idealin e tyre që kishin dhe mu për këtë ideal nuk kursyen për ta derdhur gjakun dhe pr të flijuar jetën e tyre. Njëherit edhe personazhet tjerë që autori Ali Qerim i ka futur në brendinë përmbajtjes së këtij libri janë aq tërheqës dhe janë aq të edukuar të pranojnë me shumë dëshirë dhe vullnet dhe të realizojnë dëshirën dhe amanetin e Luanit, dëshmorit në rastin konkretë të këtij libri të poetit Ali Qerimit. Të nderuar lexues unë nuk do të shkruaj më tepër rreth përmbajtjes dhe mrrekullive të këtij libri, sepse këtë dua të ua lë juve që gjatë leximit të librit të zbuloni dhe të përjetoni shpirtrisht brendinë e librit” Fyelli i një dëshmori” të autorit Ali Qerimit, Të njiheni me kryepersonazhin Trimin, Zonjën Liri, nënën e dëshmorit etj. Në fund përgëzoj përzemërsisht autorin e libri më të ri “Fyelli i një dëshmori” të autorit Ali Qerimit. E juve lexues të nderuar ju dëshiriroj lexim të këndshëm!

Lini një Përgjigje