Fjalori me terme teknike

19Sht - 0 - Kategoria: Mësime Opinione
Shkroi: Suad DAIPI

Duke qenë të vetëdijshmë për shtrirjen e gjuhës që flitet dhe shkruhet nëpër gjithë ato rrafshe ku mbërriti të shkel këmba e njeriut, vlerësuam se shtjellimi i disa termave teknike është i domosdoshëm, ngase sot lexojmë dhe dëgjojmë njerëz të fushave të ndryshme, duke i përdorur disa fjalë gabim dhe disa fjalë të huaja në vend të atyre që gjenden në fjalorin e gjuhës shqipe. Nuk mëtojmë në përsosmërinë e këtij punimi që do të vijojë pjesë-pjesë. Çdo vërejtje qëllimmire do ta marrim parasysh.

 

Teknikë – tërsia e mjeteve dhe e veglave të zhvilluara të punës si dhe metodave shkencore në prodhim; fushë e veprimtarisë që lidhet me studimin, përdorimin, përsosjen e veglave si dhe të metodave të prodhimit.

Teknologjia – Është shkenca për shkathtësitë dhe zejtaritë (mjeshtëritë), d.m.th, mësim për procedurat përmes të cilave përpunohen lëndët e para. Teknologjia si disiplinë e aplikuar shkencore teknike studion proceset materiale dhe metodat e prodhimtarisë.

Transmision – Përcjellja e lëvizjes nga nje vegël ose motor në tjetër me anë të mekanizmave të posaçëm.

Robot – Fjalë me prejardhje sllave robota do të thotë punë. Roboti është një pajisje elektro-mekanike që zëvendeson njeriun në kryerjen e punëve të ndryshme.

Kibernetikë – Rrjedh nga fjala greke “Kibernete”, që do të thotë timonier i anijës, shkencë që merret me drejtimin dhe komunikimin në mes të njerëzve dhe makinave.

Kompjuter – (lat. computere – mbledh, njehsoj), Është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese.

Profil – Dukja e trupave anash, prerje vertikale.

Automatizim – Autonom, i pavarur, që realizon punë apo disa operacione pune në bazë te mësimit paraprak të makinës (programim automatik).

Statikë – Trup i ngurt i palëvizëshëm. Është degë e mekanikës e cila i studjon trupat ne prehje (qetësi).

Bulon – Gabimisht në shumë rajone shqiptare përdoret si “shtraf”

Dado – Gabimisht në shumë rajone shqiptare përdoret si “burme”

Kaçavida – (gabimisht, shtrafsiger) Është një vegël për punë mekanike. Në fjalorin e gjuhës shqipe kaçavida përkufizohet si: Vegël e metaltë, si daltë e hollë dhe e ngushtë, me dorezë të veshur, që përdoret për të shtrënguar e për të liruar vidat. Kaçavida është shpikur në Gjermani në fund të shekullit të 15-të.

Punto – (gabimisht, burgi) Instrument i cili shërben hapjen e vrima me diametër të ndryshëm.

Kalitje – Operacion i punës kur metalin e nxehur (të skuqur) e ftohim me të shpejtë.

Lini një Përgjigje