Feja e atdheut dhe atdheu i fesё

10Sht - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Ndonjёherё historia di tё jetё edhe jo e drejtё ndaj veprimtarisё sё disa dijetarёve. Shkenca qё njihet si histori, nuk ёshtё aspak fajtore, qё merret me studimin e lindjes dhe zhvillimit tё shoqёrisё njerёzore. Por, fajtorё janё ata tё cilёt e shtrembёrojnё tё shkruarit e drejtё, tё tillёt i kanё shёrbyer apo i shёrbejnё regjimeve tё caktuara. Ata harruan se tё mёdhenjё nuk janё historianёt, por ata qё bёjnё dhe lёjnё histori. Ndёrsa historianёt vetёm mund tё kapen pas bishtit tё kontributit tё tyre. Edhe historianёt kanё merita padyshim, edhe pse kёta ndonjёherё dinё ta luajnё edhe rolin e prostitutёs, e cila ka mundёsi tё ofshajё fuqishёm edhe nё kohё kur bёnё llogaritjen e qarkullimit financiar ditor. Kёshtu qё tё njёjtin fat tё hedhjes dritё e kishin shumё dijetarё e veprimtarё shqiptarё, ku orvajtja e vepra e tyre ishte pёr qёllim tё plandoset nё njё errёsirё, ku edhe sterra do t’ia kishte lakmi.

Imam Vehbi Ismaili u lind nё Shkodёr, mё 25 nёntor 1919. Mёsimet e para i ndoqi nё Shkodёr, ndёrsa nga klasa e pestё ai vazhdoi nё Krujё. Pas shkollёs fillore ai regjistrohet nё Medrese. Mёsuesit e tij ishin: Qazim Hoxha, Junuz Buliqi, Hasan Tahsini e tё tjerё.

Revista “Zani i Naltё” dhe “Vatra e Rinisё” gjatё çdo botimi kishte vepra tё Vehbi Ismailit, mё pas kёto vepra ishin botuar si “Kujtimet e Rinisё”. Nё vitin 1937 ai largohet nga mёmdheu pёr tё studjuar Islamin nё universitetin Al-Azhar nё Kairo. Gjatё studimeve ai merrej edhe me pёrkthime nga gjuha shqipe, turke, persiane dhe ajo frёnge nё gjuhёn arabe. Ai kishte pёrkthyer nga gjuha shqipe nё gjuhёn arabe veprat e Ernest Koliqit dhe tё Qamil Guranjakut, tё cilёt i pёrmblodhi nё librin e quajtur ”Djepi i florinjtё”. Kёsaj periudhe i takon drama “Omeri pranon Islamin”.

Nё vitin 1945 ai merrё njё letёr nga babai i tij: ”Unё dua tё kem pranё meje, askush kёtё nuk e dёshiron mё shumё se unё”. Por, tё kёshilloj, – mos gabo tё kthehesh, ngase vetёm zjarri tё pret. Vehbi Ismaili nga kjo letёr kishte dy mundёsi: tё kthehet nё atdhe dhe tё luftojё regjimin komunist nga burgu apo tё qёndrojё jashtё atdheut pёr njё kohё. Tanimё, regjimi komunist kishte marrё kontrollёn dhe dhenё nё çdo fushё, qoftё ajo edhe djerrinё, mbase nё dysheme tё tilla gjenin edhe prehje mё tё rehatshme.

Gjatё qёndrimit tё tij nё Egjipt ai e kishte bёrё mik tё ngushtё mbretin Faruk. Nё vitin 1949 Imam Ismaili ishte ftuar nga shqiptarёt musliman tё ShBA-sё. Kёshtu qё ai u zgjodhё udhёheqёs i shqiptarёve nё Amrikёn veriore, pozitё tё

cilёn e mbajti mbi 50 vjetё. Gjatё kёsaj periudhe ai luftonte nё asgjёsimin e regjimit komunist. Nё korrik tё vitit 1949 Vehbi Ismaili organizon Kongresin e parё Shqiptarё nё Detroit, ku kishte marrё pjesё edhe guvernatori i Miçiganit Z.G. Mennen Williams, i cili kishte mbajtur njё fjalim duke thёnё: “The State of Michigan is proud to his habitants”. Albanians are: honest, polite and respectful of the law. During my serving as a head of this state I don`t have any Albanian in our jails”. “Shteti i Miçiganit ёshtё krenar me banorёt e tij. Shqiptarёt janё: tё sinqertё, tё sjellshёm dhe respektues tё ligjit. Qё kur unё shёrbej kёtё post nuk ka asnjё shqiptar nё burgjet tona”.

Qё nga viti 1962 kishte kёrkuar leje pёr tё vizituar Shqipёrinё, por fatёkeqёsisht kishte hasur nё pёrgjigje negative.

Duke lexuar veprat e Imam V. Ismailit ёshtё e pamundur tё hasim nё ndarje fetare. Pamja e tij ndaj kёsaj çёshtjeje mund tё thurret nё kёtё deklaratё tё tij: ”Ortodoksё, Katolikё e Muslimanё kanё bashkёpunuar dhe bashkёpunojnё pёr tё ndihmuar Kosovёn, materialisht dhe moralisht. Ky ёshtё element i logjikshёm ngase aty nuk hasim asnjё urdhёr pёr tu urryer ata mes veti. Tё gjithё ata besojnё nё njё Zot dhe tё gjithё ata janё krijesat e Tij. Sot, kush pёrdorё fenё si mjet pёr pёrçarjeje, tё tillёt nuk duan qё çёshtja shqiptare tё jetё e bashkuar dhe e zhvilluar”. Porosia e tij thumbonte nё atё se atёherё mund tё ishte e padobishme hapja e temave tё besimit, edhe pёrkundёr qё dihet mirёfillimi se jo tё gjitha fetё besojnё si duhet nё Krijuesin e tyre dhe feja qё ka ligjshmёri hyjnore ёshtё vetёm Islami. Por tё thuheshin dhe predikoheshin kёso gjёra nё atё kohё, vёrtetё ishtё sfidё edhe pёr vetё kёtё dёlirёsi, ndaj ai zgjodhi rrugёn e ecjes pёrpara, duke mos hapur çёshtje tjera ku do ta shkёrmoqnin nё rrugёtimin e tij dhe nё vend tё zgjidhjes ai mund tё pёrballej me diga tjera mjaft tё ndёrlikuara!

Gjatё njё interviste ai shprehё oreksin e tij kombёtarё duke thёnё: ”Intelektualёt shqiptarё, njё gjё duhet ta kenё tё qartё se fetari i vёrtetё ёshtё edhe patriot i mirё, nga shkaku se ai i frikёsohet Zotit. Kёtё porosi ia kishtё thёnё Adem Demaçit, Ibrahim Rugovёs dhe Sali Berishёs. Nёse ata e studjojnё Lёvizjen Kombёtare, tё cilёt ishin prijёs fetar nuk kanё kursyer asgjё nё dobi tё kombit e fesё”. Imam V. Ismaili kishte botuar shumё artikuj nё gjuhё tё huaja pёr tё njoftuar popullin Amerikan dhe botёn lidhje me problemin e Kosovёs. Dhimbjen ndaj Kosovёs e kishte pёrshkruar siç vijon: ”Nё shpirtin tim kam njё vend, i cili quhet Kosova, e ndjej se Kosova do t`ia dalё”. Kёshtu qё kёshillonte pёr tё mos harruar kontributin e bёrё tё Joseph Dio Gardit nё paraqitjen e realitetit tё Kosovёs nё Senatin Amerikan.

Nga viti 1970 deri 1988, ai tri herё e kishte vizituar Kosovёn dhe vendet tjera tё banuara me shqiptarё nё ish Jugosllavi. Nga malli pёr tё parё atdheun ai kishte shkuar nё Dibёr, mё saktё nё Hot. Herёn e parё qё kishte vajtur nё Prishtinё ai e njihte vetёm Mr. Feti Mehdiun. Mendimi i tij ishte se diplomatёt Kosovar kishin treguar urtёsi.

Dr. Beqir I. rrёfen veprimtarinё kombёtare duke cituar Imam V. Ismailin :”Pёr mua dhe pёr çdo prijёs fetar kombi dhe feja janё tё pandara”. Syri i Imam V. Ismailit kishte parё vetёm shqiptarё pa ditur se cilёs fe i takojnё. Nёse Napoleoni kishte tё drejtё nё thёnien e tij :”Honneur et patrie, voici la France” Nder e atdhe, kjo ёshtё Franca. Duke u mbёshtetur nё aspiratat e Imam V. Ismailit mund tё themi:” Honneur et patrie, voici l`Albanie. Honor and homeland, this is Albania. Nder e atdhe, kjo ёshtё Shqipёria.

Nё vitin 1939 ai ishte larguar nga vendlindja, me shpresё sё do tё kthehej shpejt. Por, nё vitin 1988 ai kthehet si dijetar e atdhetar. Gazetari Lulash Dajci sjellё fjalёt e tij: ”Feja asnjёherё nuk ka qenё pengesё pёr bashkim kombёtar, kёshtu qё ju do tё udhёtoni drejt bahkimit kombёtar”. Shikimi i tij ndaj çёshtjes kombёtare ishte njё hallkё e zinxhirit tё: Gjergj Fishtёs, Faik Konicёs, Ymer Prizrenit, Haxhi Zekёs etj. Kryeministri francez Francez Georgees e kishte pyetur Gjergj Fishtёn se çfarё mendimi ka ndaj fesё, ai i pёrgjigjet: ”Ne jemi njё popull, me dy fe, por nuk jemi me Saint Bartelemey, qё nёnkupton se musliman e katolikё janё vёllezёr”. Me tё njёjtёn pyetje ishte pyetur edhe Faik Konica, i cili pёrgjigjet:” Shqiptarёt tё dielёn shkojnё nё kishё, kurse tё premtёn shkojnё nё xhami”. Kёtu kishte pёr qёllim shqiptarёt, tё cilёt ishin musliman dhe tё krishterё.

M. Mjeku rrёfen pёr bashkёpunimin e Imam V. Ismailit me Fan Nolin, pёrderisa Noli ishte gjallё ata bashkёpunonin. Noli shpesh herё e kishte ftuar Ismailin nё Boston pёr tё biseduar çёshtjet kombёtare e fetare. Gjatё funeralit tё Nolit Imam V. Ismaili kishte mbajtur njё fjalim.

Nё vitin 1999, Vehbi Ismaili ishte ftuar nga kryetari i Kosovёs Ibrahim Rugova, pёr tё ndihmuar nё zgjidhjen e konfliktit tё Kosovёs. Mё pas I. Rugova e kishte vizituar ShBA-nё, ku e kishte takuar V. Ismailin dhe kishin biseduar me orё tё tёra pёr demokracinё e nevojitur.

Pas Luftёs sё Dytё, Islami nё Shqipёri ishte shuar, xhamitё ishin demoluar, thesaret e dijes ishin djegur, pёrderisa shqiptarёt musliman nё ShBA kishin njё gjendje krejt ndryshe. Ata u zhvillonin, ndёrtonin kisha e xhami, themelonin librari, botonin materiale fetare. E tёra kjo ishte arrijtur nё ShBA nga shqiptarёt me fe tё ndryshme, duke i qenё mirёnjohёs Vehbi Ismailit. Nё vitin

1997 si rezultatё i tёrё kёsaj atij iu nda çmimi “Pishtar i demokracisё” nga Kryetari i Shqipёrisё Sali Berisha. Kёshtu qё ai u bё njё figurё e ndritur fetare nё botёn shqiptare.

Reisi i BFI-sё Mqedonisё gjatё kёtij dekorimi u shprehё: ”Vehbi Ismaili ishte njё person I icili dha kontributё nё letёrsi, nё kulturё, dhe ne veprimtari kombёtaro-fetare, pa mos harruar dashurinё ndaj atdheut e fesё. Ky atdhetar na i shton krenarinё dhe nxitjen pёr tё qenё krenarё me personalitetin e tij fetar e kombёtar. Zoti e bekoftё atё, Zoti e bekoftё Shqipёrinё”.

Nё Maj tё vitit 2008 Imam Vehbi Ismaili ndёrron jetё. Porosia e tij ishte tё mos i dёrgohet lule. / llojani.info

Lini një Përgjigje