Facebook: ‘Fshati Llojan’ thërret banorët e Llojanit dhe rrethit të marrin pjesë në protestë masive për hapjen e kufirit

8Maj - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin
Protestat fillojnë nesër dhe ato do të mbyllen kur të hapet kufiri

Të nderuar bashkëvendës, të dalim nesër (ora 11) të gjithë në protestë për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc. Të protestojmë zëshëm dhe pandalshëm. Të mos ndalemi deri në hapjen e kufirit. Të protestojmë sistematikisht. Po ashtu, edhe autoriteteve politike i themi dhe i paralajmërojmë se protestat fillojnë nesër dhe ato mbyllen kur të hapet kufiri. Përndryshe përskaj protestave për hapjen e kufirit, do të ftojmë të protestohet ndaj autoriteteve politike (andej dhe këndej kufirit). Më tepër se dy dekada na janë prerë arteriet tona. Përpos që na ndanë me farefisin tonë, dora shtetërore e Serbisë dhe ajo e Maqedonisë, na ndaloi edhe të takohemi pa asnjëfarë arsye, prandaj t’i tregojmë zëshëm dhe qartë se hapja e kësaj pike kufitare është në të mirë të të gjithëve, pra në të mirë edhe të vetë shtetit të Serbisë dhe të Maqedonisë.

Me respekt, stafi i faqes së Llojanit

Lini një Përgjigje