Emigrantët aziatikë tashmë si fuqi ekonomike në Llojan

14Dhj - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Para tri vjetëve emigrantën nga Afganistani, Somalia, Bangladeshi, Pakistani dhe nga shtetet tjera aziatike, në sytë e llojanasve shiheshin si të mjerë dhe moralisht e ndjenin vetën të detyruar që t’i ofronin ndihmë. Dhe kështu vepruan afërsisht një vitë. Kështu moralisht ishin përgaditur për gjatë dëbimeve të ndryshme, duke i ndihmuar boshnjakëve, shqiptarëve të shkërmoqur prej dhune dhe tani e njëjta ndjenjë u aktivizua me rastin e fatit të këtyre emigrantëve.

Në vitin tjetër, disa llojanas të etur pas fitimit material dhe njëkohësisht të vendosur pranë rrezikut policor, ia mësyen arkëtimit të të ardhurave prej këtyre të shkretëve, që për momentin posedonin para të gatshme nëpër xhepat e tyre. Gjithëçka ishte e qartë. Ata kishin shitur në vendet e tyre gjëra të paluejshme dhe ashtu të harxhuar deri në palcë, ia kishin mësyer vendëve ku mendonin ta kthenin dyfishin pasurisë së harxhuar më parë. Por, tregtia e tyre kishte dalë të ishte e gabuara.

Ata duke e kërkuar gjelbërimin, kishin hasuar për vite të tëra në rrjetën e saharës llojanase – këtu nuk kishin aspak faj llojanasit, ku të dalat në mungesë të të ardhurave, çdo ditë e më tepër janë duke i vërë në një zgrip të ndjeshëm, ku edhe vetë ata që sot janë duke ia parë hajrin, nesër mund t’i ndodh e kundërta.

Kështu, Llojanit sot ka filluar t’i kthehet buzëqeshja. Shitoret ushqimore e kanë rritur qarkullimin ditor, njashtu edhe qebaptorja është duke punuar pandërpre, ku radha e vendorëve është vështirë të vijë prej emigrantëve, të cilët me urinë e tyre po i sjellin të ardhura goxha të mira kësaj qebaptoreje, gjë që për ekonominë e kësaj veprimtaria ky vlug paraqet një pozicion të mirë financiar. Edhe në floktari është vështirë të vish në rend, ngase ngjeshur me emigrant e ke të mbushur këtë lokal, gjë që për floktarin ky vërshim është i mirëpritur. Mbase edhe për ata që i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre me para, kjo dukuri e këtij eksodi i ka gëzuar, sepse shterpësinë financiare e kanë shndërruar në blerje të të mirave materiale, në mos për ndonjë periudhë më të gjatë kohore, për muaj të tërë do të kenë mundësi t’i vizitojnë më shpesh shitoret dhe t’i gëzojnë fëmijët e tyre, gëzim ky që ndërlidhet domosdoshmërisht me fatkeqësinë e tjetrit.

/llojani.info /   

Lini një Përgjigje