Edhe pse ngadalë, disi u pajtuam, por të ndalet assesi nuk besuam

19Shk - 0 - Kategoria: Opinione

20440_258336179159_7927931_nPara një viti filloi rregullimi dhe pastrimi i rrugës në Llojan që përshkohej nga qendra e fshatit deri në kufirin e vdekur. Filluan dhe në çerek të rrjedhës së punimeve e lanë punën, për të mos e rifilluar deri më sot. Na dëshpëruan, kërkuam përgjigje, por ndërmarrja ndërtimore nisi të luaj tenis me përgjigjet tona.

Para tre muajve filloi rregullimi dhe zgjerimi i rrugës që përshkohej nga hekurudha deri në fshatin Vaksincë, për të vazhduar në pjesën e dytë deri në qendër të fshatit Llojan. Sërish mbetëm me gishta në gojë! Këto ditë pamë të largohet makineria punuese, duke e ngulfatur kështu sërish një nismë.

Vërtet qenka vështirë të kesh shtet e komunë dhe të mos dish se ku ta drejtosh hallin, sepse pastaj do të ballafaqohesh me lojën e tenisit, ku faji do të ketë trajtë topthi! Ec e thuaj në këtë gjendje dikujt se duhet të jemi besnik ndaj shtetit, sidomos për sa i përket pagesave të tatimeve të ndryshme.

Lini një Përgjigje