Edhe pse ata janë për tej çdo përvijimi, ata sërish janë krenaria e fshatit tim

29Jan - 0 - Kategoria: Opinione

caki22-230x200Fshati im, Llojani, jo vetëm pse është i bukur për sa i përket natyrshmërisë së tij, duke ia hequr në këtë rast “heqjen dorë zyrtare prej këtij fshati”, por fshati im është edhe shumë pjellorë, jo vetëm për sa i përket tokës pjellore dhe begatisë bujqësore.

Fshati im nxorri bij të frytshëm dhe me nam në shoqërinë shqiptare. Historiani që ka të botuar një maunë librash shkencore, Dr. Ramiz Abdyli është nga fshati im.

Demografi, Dr. Asllan Selmani që të tjerët dridheshin prej thellësisë së tij mendore dhe studimore, që kishte shumë vepra shkencore të botuara në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në gjuhën maqedonase, është nga fshati im.

Shkrimtari dhe poeti që kishte të botuara vepra letrare, Mumim Zeqiri është nga fshati im.

Teologu dhe gojëtari i rryer, njeriu që ka mbi 20 vepra të botuara në fushën e jurisprudencës Islame, hoxhë Jusuf Zimeri është nga fshati im.

Ushtaraku dhe pjesëmarrësi në tri luftërat çlirimtare, Ibrahim Shaqiri është nga fshati im.

Prezantuesi i pashëm dhe njëherësh artisti, Veton Ibrahimi është nga fshati im.

Akori dhe producenti që flet zhurmshëm vetë heshtja e tij, Osman Ahmeti është nga fshati im.

Filozofi dhe publicisti që vepron në Norvegji, përsiatjet e thella të të cilit kemi mundësi t’i lexojmë edhe në vendin tonë,Sead Zimeri është nga fshati im.

Regjisori me nam, njeriu i palodhshëm, Kastriot Abdyli është nga fshati im.

Aktori që ka filluar të hapërojë drejtë majave të suksesit, Shkëlqim Islami është nga fshati im.

Ai i cili hapi faqen elektronike për fshatin Llojan, ai i cili shpesh na freskon me shkrime të ndryshme dhe që ka të botuar një libër me poezi, është Skender Mustafi, i cili është nga fshati im.

Akori i ri që njëherësh është në bulëzim të suksesit, Ismail Kasumi është nga fshati im.

Trajneri për futboll, Blerim Iljazi i cili tanimë gjendet në Kanada, për  të cilin rajoni  i Kumanovës, pastaj edhe Kosova me ëndje flasin për veprat dhe sukseset e tij, krejt kjo si rrjedhojë e punës së tij të palodhshme, është nga fshati im.

Publicisti që shquhet me një përsiatje satirike ndaj dukurive të ndryshme shoqërore dhe përkthyesi i dy librave,Qerim Isufi është nga fshati im.

Mjeku i diplomuar dhe i specializuar jashtë vendit, Berat Iljazi është nga fshati im.

Ali Qerimi i cili njihet si poet dhe aktor, që ka të botuar disa libra, është nga fshati im.

Kemi edhe hoxhallarë, mësues, arsimtar e profesor të tjerë, të cilët kanë gatuar këta që i theksova më sipër. Kemi tregtar, mjeshtër e bujq të cilët kanë mbajtur në formë gjallërinë e fshatit. Kemi mërgimtar të cilët kanë mbajtur në këmbë ekonomitë familjare në këtë fshat. Fshati im ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mjedisin e kësaj shoqërie, porse kësaj radhe më mjafton kjo shkoqitje, duke shpresuar se herën tjetër, këtij vargani do t’i shtohen edhe personalitete të tjera. Mbase përskaj gjithë këtij vargani që më bën të krenohem, kam të drejtë të kërkojë edhe përgjegjësi prej gjithë këtyre të lartcekurve për sa i përket të mirës dhe zhvillimit të vetë fshatit tim, edhe pse veprimtaria e një shkencëtari, regjisori, publicisti, prezantuesi, teologu, shkrimtari, filozofi dhe artisi është tej oqeanike!

Lini një Përgjigje