Doli prej shtypit libri “Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan”

22Mar - 0 - Kategoria: Libra

Duke qenë se fshati në përgjithësi mund të shërbejë dhe shihet si lëndë e parë për shumëçka, si burim i shumë të mirave i pajisur me burime (resurse) nëntokësore, tokësore dhe si një porosi që jepet përmes vetë bukurisë së fshatit, vendosëm që me kushtim të madh dhe me përgjegjësi t’i rrekemi këtij hulumtimi. Konkretisht, bëhet fjalë për fshatin Llojan në aspektin e zhvillimit ekonomik apo thënë më mirë, do t’i qasemi këtij hulumtimi përmes metodave dhe mënyrave të cilët do të na shërbejnë për begatimin e këtij hulumtimi.

Kjo është një pjesë nga libri i sapodalë nga shtypi i mr. Iljasa Salihut dhe i Shqipdon Rexhepit, libër ky që paraqet një shtjellim rreth aspektit ekonomik të fshatit Llojan. Më shumë të dhëna rreth librit:
  • Titulli i librit: Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan
  • Autorë: Iljasa Salihu dhe Shqipdon Rexhepi
  • Recensent: Baton Zimeri
  • Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi
  • Redaktor teknik: Suad Daipi
  • Ballina: Milaim Mustafa
  • Faqe: 100
  • Shtypi: Print ISM

Lini një Përgjigje