Dikujt po i kruhet, por s’ka kush që ia shkruan ?

20Jan - 0 - Kategoria: Opinione

Nëse është e vërtetë se sportistët janë ambasadorët më të mirë për afirmimin e një shteti, e sidomos në sferën e kulturës, atëherë  vetvetiu nënkupton se kush mbanë përgjegjësinë jo vetëm morale por edhe juridike të atyre ambasadorëve nëse ata, jo që nuk përfaqësojnë shtetin si duhet, por edhe bëjnë skandale kundër shtetit të tyre.  Reprezentacioni maqedon as për së afërmi nuk përfaqësonte realitetin objektiv të maqedonisë, andaj skandalet janë edhe pjesë përbërëse dhe e pandashme e këtyre formacioneve që formohen vetëm në bazë nacionale. Ky reprezentacion në Nish ishte pritur me flamuj grek dhe me parullën “Makedonija e srpska zemlja”, që simbolizon se Maqedonia, edhe pse i ka mbushur 20 vjet pavarësi akoma nuk është konsoliduar si shtet unik dhe stabil, sepse ka probleme serioze me të gjithë fqinjët e vet. Mendoj se një popull që ka probleme me identitetin e vet, siç është populli maqedon, që akoma nuk po mund të definohen se janë antikë apo sllav, nuk ka të definuar emrin, gjuhën, kulturën dhe fenë, do të ishte normale që të ketë probleme me të gjithë ata që e rrethojnë. Nejse, kjo le të ngelë problem i tyre, sepse nga do që të orientohen do të jenë humbës, por si duket atyre u ka ngelur hatri pse nuk kanë probleme vetëm me një fqinjë siç është Shqipëria.

Në Nish pas një fitores së arritur sportive, simpatizantët maqedon nuk patën probleme as me grekët, as me serbet, por pikërisht patën probleme me shqiptarët, andaj vendosën që të ofendojnë popullin shqiptarë, i cili për dallim nga maqedonët këtë vit feston 100 vjetorin e pavarësisë, mendova vetë me vete: si do të silleshin me ne fqinjët tanë, sikur të ishim në pozicione të kundërta??!! Nejse, atje në Nish, askush nuk do ti qortojë për ofendim të shqiptarëve.

Sipas të gjitha gjasave, këta assesi të mbushen me mend, por një fjalë popullore thotë; “me fyerje asnjë femër nuk ka ngelë shtatzënë” por këtyre si duket ka filluar tu vjen mirë kjo punë dhe po u kruhet, e duhet dikush që t’ua kruan, e kush do jetë ai pehlivan ngelë të shihet. Por një është e vërtetë, ajo që thotë populli: “Atij që i kruhet, edhe i shkruhet”

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Lini një Përgjigje