Deputetё pa sy, qё nuk dёgjojnё

4Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Ditёve tё fundit jemi dёhmitarё tё disa ngacmimeve, nxitjeve, fyerjeve, shprehjeve tё urrejtjes ndaj ndaj gjakut dhe fesё sonё. Ndёrsa pёr ti vёnё kapak kёsaj urrejtje qirilikёt tani formuan edhe njё fuqi paramilitare tё quajtur MOS (makedonski obidineti sili). Kurse deputetёt tanё nuk i shohin e as qё i dёgjojnё kёto kёrcёnime. Partia e cila i mbledhё grimcat e kulaçit tё mbetur nga patroni i tyre, janё tё preokupuar me njё problem krejtёsisht tjetёr. Problemi sipas logjikёs sё tyre qenka mbrojtja e emrit tё shtetit. Pra, fillimisht dёrguan njё grua nga partia pёr t`a lutur grekun me qёllim tё pranimint tё po atyre tё cilёt po na fyejnё, pa mos harruar se fyerja i adresohet edhe asaj gruaje e cila u bё lypёse te grekёt. Pёrpos vajtimit tё saj nё Greqi pёr tё mos ia fundosur identitetin maqedonasve, ajo paralajmёroi se nё pёrgatitje pёr tё shkuar atje ёshtё edhe njё tjetёr patriot tё cilit i dhimbset mё shumё shteti se flamuri e feja e tij. Pёrshpёritjet nёpёr popull dёgjohen tё kёsaj natyre: “Nёse ndodh diçka, atёherё nё do t` luftojmё qeveritarёt tanё, ngase ata gjatё mandatit tё tyre lufuan pёr tё mos fituar. Kёto thёnie nuk janё tё njё personi por tё njё populli, popull i cili ёshtё nё prag tё zemёrimit ndaj atyre qё ua morёn votat dhe u kthyen fukarallёkun e mallkimet. Ndaj apelojmё te partia nё pushtet ose hapni veshёt e dёgjoni fyerjet ose lёshoni qeverinё, pёrndryshe populli do tё ju dёnojё me gypat e Gadafit.

Lini një Përgjigje