Bisedë përmes “varresh”

11Jan - 0 - Kategoria: Opinione

caki22-230x200

Derisa ishte gjallë i ndjeri Arbën Xhaferri, shihnim se ndërronte qëndrimet varësisht prej pozitës politike. Kur ishte në opozitë ishte një patriot i vërtetë, që nëpër analiza të ndryshme dhe nëpër konferenca të shumta hidhte profesionalisht në treg idenë e bashkimit kombëtar. Edhe pse Zoti shumë pak e sprovoi me pushtet, ai posa vinte në pushtet ndërronte qëndrimin që kishte më herët, ashtu siç i ndërron njeriu çorapet kur vjen në shtëpi prej ndonjë udhëtimi. Derisa ishte në pushtet, hidhte në treg konceptin e multietnicitetit, që vërtet përmes dijes së tij ta mbushte mendjen se me të drejtë përuron një bashkëjetesë, mbase ashtu edhe ishte, sepse nuk mund të ketë shtet dhe shoqëri të pastër etnike dhe fetare, ndaj nuk thoshte ndonjë gjë tejet të mençur, porse e shqiptonte një natyrshmëri të qartë. Madje si dijetar i madh që ishte lejoi të bëhej lojë e Gruevskit duke u futur në vitin 2006 në qeveri, përkundër që etniteti shumicë shqiptar nuk ia kishte dhënë besimin për të bashkëqeverisur partisë së tij. Ky lëre që nuk fliste fare aty ku ziheshin burrat e zgjedhur e të pazgjedhur për t’i zgjidhur problemet e shumta, të paktën të thoshte ndonjë gjë të mençur me rastin e Brodecit dhe për gulçimet e jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit, porse merrej me atë për të cilën ligjërisht nuk paguhej. Merrej me idetë e Ahmet Davutogllus, siç i quante ai tejet të rrezikshme, ashtu siç i quanin edhe serbet. Megjithëkëtë, Davutogllu nuk merrej me këta, ai kishte thënë: “Zero probleme me fqinjtë”

 

Trishtohej në atë mënyrë, sa lihej përshtypja se do të rikthehet Perandoria Osmane në Ballkan, edhe pse, ndoshta pse ishte në pushtet, nuk e kuptonte dhe hetonte se ai tashmë e disa dekada me radhë ishte i pushtuar. Shteti ku jetonte ai nuk udhëhiqej prej shqiptarëve, ndonëse mëtohej të bashkëqeverisej aty-këtu. Në kohën kur duhej të fliste për hallet juridike dhe ekonomike të etnitetit shqiptar në Maqedoni, tashmë si kryetar partie në opozitë, ky kultivonte nacionalizmin e atij lloji sa të krijohej përshtypja se të gjithë ishim shqiptar tejet të dobët, që kishim qëllim me nxitim të rrëshqisnim në luginën e tjetërsimit kombëtar. Ky sikur harronte se po këta shqiptar që tërthorazi akuzoheshin për shqiptari të venitur, u ishin përgjigjur kushtrimit të lirisë në vitin 2001, pikërisht në kohën kur ky nuk e lëshoi pushtetin dot. Ndërsa ky veprim me fjalët të tjera i bie se bashkëgranatonin fshatrat shqiptar

me Georgievskin, edhe pse në fund me ligjësimin e luftës së vitit 2001 u përpoq të pastrohet, por kot, ajo ishte thjeshtë një domosdoshmëri që patjetër duhej ta bënte, sepse orteku atëkohë kishte marrë dhenë, edhe pse paraqitja e tij pas disa vjetësh se do ta tërhiqte nënshkrimin prej Marrëveshjes së Ohrit e ktheu në pozitën që ishte para asaj përshtatjeje të patjetërsueshme.

 

Meqë e pa se populli nuk e ka ndërmend t’i kuptojë “urtësitë e tij politike”, atëherë me dijen që kishte, sikur rrjedha e lumit që gjenë shtratin e saj, edhe ky gjeti Veton Surroin e Enver Rubellin, mbase edhe më herët i kishte pasur miq, porse ne nuk e kishim ditur, dy figura këto që njiheshin prej kohësh për nxitje të urrejtjes së Islamit dhe të muslimanëve ndër shqiptarët. Madje që të dy botuan nga një libër për Arbën Xhaferrin, duke e parë kështu edhe më qartë dhe më në finesa pandehmën e tij. Ajo që më shtyu t’i rrekem kësaj eseje, edhe pse unë jam shumë i vogël t’i kundërvihem tezave të z. Xhaferrit duke e ditur se ky ishte një personalitet i rryer, porse jo edhe si njeri, është hedhja në qarkullim e një skice nëpër mediumet e ndryshme me titull “Skicë për mbrothësinë e përbashkët”. “Mbrothësia e Përbashkët” është organizatë ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë bashkësitë shqiptare, mundësisht edhe shtetet ku ata jetojnë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik. Baza mbi të cilën do të ndërlidhen interesat e përbashkëta ka të bëjë me afirmimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, përurimin e shekullarizmit, të drejtat individuale, barazinë, tregtinë e lirë, multilateralizmin dhe paqen në botë.

 

Në shikim të parë duket e tëra për të mirën shqiptare, sepse është ëndërr e çdo shqiptari nisja e hedhjes së hapave drejt bashkimit shqiptar, sepse kjo është natyrshmëri, ashtu siç nuk mund të jetojnë gjymtyrën e ndarë prej trupit, ngjashëm është edhe me trojet tona. Pasi fillojmë me vëmendja ta lexojmë këtë skicë, vërejmë këngën dhe afshin e tij të vjetër, i cili ndonëse ka jetuar një pjesë të jetës në një vend siç është Tetova, gjithherë në sulmet që i ka drejtur kah muslimanët, kishte përdorur një vello tejet filozofike, krahasuar prej miqve të tij, Vetonin dhe Enverit, të cilët haptas theksonin se Islami ishte një e keqe dhe një sfidë për shqiptarët. Ky citon sociologu amerikan, Benedikt Anderson, “me të drejtë konstaton se nacionalizmi u shfaq në skenën historike europiane në shekullin XVI kur popujt e Europës humbën besimin në librat e shenjtë, përkatësisht në të “vërtetat” e shenjta që dolën se ishin lajthitje. Rrënimi i besimit në religjion shtoi kërkesën që të gjendet një ideologji kompensuese. Së këndejmi kompensimi u gjet te nacionalizmi, te zëvendësimi i hyjnores me njerëzoren. Kështu edhe në sferën e politikës depërtoi fryma e Renesansës dhe e Humanizmit”! Përmes këtij citati që mëton fillimisht ta

përdor si koridor për temën, ai të gjithëve na bën me dije se është koha e nacionalizmit, një fe e re pra, me shpresë se nesër shqiptarët do ta kenë më të lehtë të rikthehen në fenë e të parëve, siç thërret me vite të tëra Ismail Kadareja.

 

Unë i kuptoj këta, sepse i kam kuptuar se këta na kanë kuptuar se përmes fesë së krishtere assesi nuk mund të gjunjëzohen mulimanët, porse këtë mëtojnë ta bëjnë, ashtu siç janë duke e bërë prej vitesh, në njërën anë fillimisht përmes gjunjëzimit kulturor, pra përmes futjes së figurave të krishtera nëpër njësi mësimore dhe akademike, si dhe z. Xhaferri në anën tjetër përmes shenjtërimit të nacionalizmit gjoja si shpëtim i vetëm i kombit shqiptar, thuajse qenkëshmi në zgrip të zhdukjes si shqiptar. Këtyre nuk u intereson fare morali i prishur i prijësve politik, korrupsioni galopant dhe hipokriziua e pashoq e politikanëve. Këta harrojnë se këtë mishmash nacionalizmi nuk mund ta lufton, mbase as ligjet që vijnë prej shekullarizmit, porse këtë qartë e parandalon dhe e lufton feja Islame që fatkeqësisht prej këtyreve ndërlidhet me shpatën dhe vetëm me prerje duarsh. Ndoshta këta dëshirojnë që feja të zëvendësohen me diçka që antivlerave do t’i shpallë luftë duke mos i luftuar, ndërsa feja fillimisht merret me masat edukuese që janë kryesisht parandaluese të problemeve dhe vetëm pastaj merret me masat konkrete që kanë për qëllim ndaljen e hovit të vërshimit të dukurive të këqija. Këta sikur ma kujtojnë njeriun i cili aq me ëndje e kishte konsumuar alkoolin, sa për hir të këtij “idili dashuror” kishte mohuar atë që ndalonte konsumimin e alkoolit. Këta pra krijuan dhe shihet se duan të krijojnë një problem të kotë, vetëm që të sillen këtësisht, që të tjerët të binden se këta po orvatet në diçka, porse njëherësh duke shpresuar në frytdhënie ose në ndikm te masa e gjerë shoqërore.

 

Madje z. Xhaferri vazhdon duke shkruajtur kështu: “Nëse merret parasysh roli vazhdimisht kompensues i nacionalizmit, pas humbjes së besimit në të “vërtetat” fetare, në hierarkinë shoqërore, të dhënë nga Zoti dhe në barasvlerësimin e kohës kozmike me atë historike, ashtu si pohon Andersoni, atëherë duhet shfrytëzuar forcën ngjeshëse, kohezive të nacionalizmit për ta ngritur mirëqenien e qytetarëve, pjesëtarëve të një kombi, prodhimin e vlerave kulturore dhe mbi të gjitha instalimin e standardeve kombëtare, gjithnjë në vijë të tejkalimit të pasojave rrënuese, zvetënuese të pasojave nga fragmentarizimi i indit kombëtar”. Shihet se nuk ishte pa dije fetare z. Xhaferri. Ky kishte kuptuar se shqiptarëve t’i hiqet diçka dhe në anën tjetër të mos i plotësohet ajo me diçka tjetër nuk bënte fare, ngase nënvetëdijshëm mund ta mohojnë me hakërrimë këtë ofertë. Ky përmes shekullarizmit, njëra prej pikave kyçe që e

kishte paraparë në skicën e tij, mëton që fenë ta mban ligjërisht dhe zyrtarisht të ngrirë vetëm brenda mureve të Xhamive, duke mos lejuar asnjëfarë përzierje me shtetin, si dhe mirëqenien qytetarë përmes kësaj skice pandeh ta bën përmes kulturës me vello shqiptare, që në të shumtën e rasteve kjo kulturë na paraqitet si një prodhim i krishterë, ose më saktë si një ashkël i drurit të krishterë dhe gjithë këtë dëshiron ta mbërrijë përmes mishërimit të figurave të krishtera në segmentet e kulturës sonë, gjoja se vetëm ato qenkan lodhur e djersitur për këtë kombin shqiptar.

 

Si dhe në fund kështu na “kërcënon”: “Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të kemi zhvillime shoqërore që do të shkërmoqin identitetin unik kombëtar dhe ndasi mbi interesa të kota.” Sigurisht me “interesa të kota” kishte për qëllim interesat që vijnë prej fesë Islame, fe kjo që është paqe e sistem, që z. Xhaferrin dhe miqtë e tij i tremben jashtëzakonisht, mbase me vetë faktin se kjo fe është edhe sistem jete, Arbën Xhaferri përmes ngulitjes së thellë të konceptit të shekullarizmit, mundohej të ruhet prej këtij rrebeshi që është i dëmshëm vetëm për “filizat në kuptimin dhe pranimin e të vërtetës”!

 

Lini një Përgjigje