Biblioteka edhe pak javë pritet të ballafaqohet me lexuesit

15Maj - 0 - Kategoria: Opinione

Ngadalë dhe me ca ballafaqime të vështirësive financiare përvijimi i bibliotekës në fshatin Llojan ka filluar tashmë të shihet. Nuk është thënë kot se qëllimi pa përpjekje është ëndërr, përpjekja pa qëllim është sorollatje e kotë, ndërsa vetëm qëllimi i shoqëruar me përpjekje është punë e virtytshme. Këtij kopshti që pritet vetëm të mbillet me lule nga më të ndryshme i ka mbetur edhe pak punë për tu bërë. Pavarësisht kohës së ngjeshur që kishin nismëtarët dhe ndihmësit e këtij projekti madhor për ata që marrin erë në lulet e diturisë dhe pavarësisht vështirësive financiare, me ndihmën e Zotit, pastaj duke e ndezur vullnetin e çeliktë sipërmarrësit e kësaj nisme, edhe kësaj pune bujare shpresohet se së shpejti do t’i lidhet gryka. Tani siç mund ta shihni edhe në fotografi, ka mbetur montimi i tërsishëm i raftëve për libra, vendosja e një tavoline, vendosja e një qilimi, si dhe lyerja përfundimtare e murëve të jashtme të godinës së bibliotekës. Shpresojmë që me përkrahjen e atyre që duan ta shohin të përfunduar tërësisht këtë vatër të diturisë, duke e ndihmuar edhe pak financiarisht, diku në muajin Ramazan do të hapet kjo lulishte e shkencës dhe e artit. /llojani.info/

 

Lini një Përgjigje