Amnezi apo amnisti

14Qer - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Medoemos ta pranoj se mendimet sillen vёrdallё , mendime tё cilёt asnjёherё nuk ishin zbuluar, zbulim i cili kёrkonte kohё , kohё e cila e treti elementin e quajtur kohezion ekonomik. Ky kohezion kishte miqёsuar ata tё cilёt nuk ishin miq, kishte shoqёruar patriotё e jopatriotё , sllogani qё i kishte lidhur nuk ishte “rroftё xhaxhi Enver”, edhe pse ai kishte vdekur qё moti. Ajo qё i kishte lidhur fortё quhej kinse “dheu”. Por, sidoqoftё tё lidhurit fortё, tani kishin filluar tё ç`lidhen, fatёkeqёsisht pёr ata, kurse fatёmirёsisht pёr shikuesit e lidhjes.

Ah, sikur tё kishte ekzistuar njё alfabet, alfabet i cili do tё pёrmbante shkronja, shkronja pёrmes tё cilave do tё kisha shprehur: emocione, afekte, sinqeritet, dhembje, mёshire etj. Ajo qё mё shtyu pёr tё stolisur kёtё letёr tё bardhё, me ngjyrё tё flamurit tonё tё ёmbёl, ishte thёnia e novelistes Agatha Christie ( 1890 – 1976) . Ёshtё qesharake tё ujdiset njё tregim detektiv nё New York City. New York City ёshtё vet tregim detektiv. Ndoshta Agatha Christie kishte jetuar nё shtetin tonё!

Nuk mund ta them, por ç`ti bёj ndёrgjegjёs sime, ndaj patjetёr t`a deklaroj se u kam zili pushtetarёve tanё tё cilёt janё bёrё IMUN pa imunitet. Po, po, ngase Nasrudini e kishte refuzuar mjekun i cili kishte shkuar ta kontrollojё. I mjeri e kishte thyer kёmbёn, por mjeku asnjehёrё nuk e kishte pёrjetuar njё gjё tё tillё. Saherё qё i pёrcjelli lajmet, shoh skena mes dy popujve, popuj tё cilёt qё moti shkёmbejnё gurё me plumba, vetёm pёr ta mbrojtur emrin e tyre. Ah, ç`kishte qenё ky term ‘emёr’? A thua ku mundem tё gjej gurё? Desha tё ndёrtoj njё murё, gurё nuk hasa askund, pas njё kёrkimi, ato i gjeta, por dheu mё kishte hikur. Synoja murin ta ndёrtoja dhe nё atё murё ti shёnoja emrat e jopatriotёve tё 2011-shit. Kёta jopatriot qysh para kёsaj kohe kishin humbur imunitetin ndaj tё mirave tё ndjenjёs. Thurrёsit e listave tё asaj kohe pyetnin ‘ ju me shkaun ‘? Ishte kohё kur mbi logjikёn dominonte arma, armё e cila mё pas u shёndrrua nё institucion punёsimi. Krijuesit e listave nuk ishin kundёr ndokujt qё bashkё punonte (siç thonin) bashkёpunim ishte edhe nёse shkon nё shtet dhe nxjerr njё letёr personale, frika e tyre kishte qenё konkurrenca. Sidoqoftё ajo periudhё i takon hitorisё .

Ndaj, nuk ёshtё kohё e gjatё pes vjetё pёr tё na pushtuar morrat, sikur ta kishin ndryshuar emrin nё lule, prap gjethet e luleve do na gjembonin.

Tani do t’i ilustroj disa pyetje, pyetje tё cilёt shpresoj se duhet pёrgjigjur pa pёrgjigje:

A thua, shtrati i lumit ekziston pёr shkak tё ujit?

A thua, mali ekziston pёr shkak tё lisave?

A thua, libri ekziston pёr shkak tё shkronjave?

Apo ndoshta autori ekziston pёr shkak tё librit?

Vallё , ndoshta libri ekziston pёr shkak tё kopertinave?

A thua, trupi i njeriut ekziston pёr shkak tё kokёs?

A thua, populli ekziston pёr shkak tё qeverisё ?

A thua, Zoti ekziston pёr shkak tё njerёzve?

A thua,,goja e njeriut ekziston pёr shkak tё fjalёs?

A thua, dielli ekziston nga shkaku i bimёve?

A thua, gjethet ekzistojnё pёr shkak te degёve?

A thua, populli ekziston pёr shkak tё policisё ?!

Trёndafili me çfarёdo emri tjetёr, do tё lёshonte aromё tё kёndshme!

Lini një Përgjigje