Akuzë të pamend e të pavend!

13Shk - 0 - Kategoria: Opinione

caki22-230x200Ata që kanë shkuar të luftojnë në Siri, nuk mund të kthehen në vendlindje si terroristë, duke e ditur që para se të shkonin atje, nuk kishin qenë të tillë dhe nxitja për të shkuar atje ishte mbrojtja e qytetarëve të pafajshëm prej terrorit të Basharit, si dhe ndihma për ta çliruar Sirinë prej udhëheqjes diktatoriale. Ushtarët shqiptar që po shkojnë në Afganistan për të sjellë një frymë lirie atje, vallë u kthyen si terrorist në vendlindje, kur dihej se atje nuk loznin me banane e nuk dëfreheshin nëpër brigje të detit, por hera herës shkëmbenin zjarrë me guerilët afgan, madje në vtin 2012 patëm edhe ushtar shqiptar të vrarë atje!

Nëse dikush vetë pjesëmarrjen në një luftë të caktuar e pandeh si krijim të terroristëve, atëherë të gjithë ushtarët e UÇK-së do t’i nënçmonin, ngase edhe ata ishin pjesëmarrës në një luftë dhe ja sot, po ata të dikurshëm që kishin përjetuar larmi llahtarish, po drejtojnë parti politike dhe po udhëheqin me shtetin.

Ata shkuan në Siri, sepse atje ushtrohej terror dhe vallë si mund të kthehen si terrorist ata që luftuan kundër terrorizmit? Kjo është e ngjashme sikur t’i thuash policit vrasës, sepse gjatë një përpjekje për ta parandaluar një krim, polici kishte vrarë sulmuesin. Mjeku edhe pse përgjatë operimit e bën me gjak pacientin, ai nuk mund të pandehet për masakrues, vetëm pse përmes bisturit preu dhe gjakosi një trup njeriu!

Lini një Përgjigje