Ajo që na bashkon është më madhore se sa ajo që mund të na ndanë

28Mar - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Iljasa SALIHU

Punën më të mirë që çdo njëri prej jush mund ta bën përgjatë kësaj fushate zgjedhore është mosthellimi i jazit tonë; mos hidhërimi ndërmjet veti; mosfyerja e tjetrit; mosprishja e miqve që do t’i kënaqte armiqtë tanë; mirëkuptimi mes nesh; durimi i tjetrit edhe pse nuk mendon sikurse ti; mosfshehja e të vërtetës duke pasur për qëllim përmirësimin dhe jo përfitimin politik.

Të nderuar, ashtu si e dini edhe ju, të gjithë jemi shqiptar. Jemi musliman. Adhurojmë të njëjtin Krijues. Flasim të njëjtën gjuhë. Para një Krijuesit të gjithë do të japim llogari. Ndajmë së bashku një histori. Kush më shumë e kush më pak historikisht ka vuajtuar prej atyre që sot dëshirojnë të na shohin të përçar, të përdalë e të përçartur.

Vota është e fshehtë, ashtu si janë të fshehura organet tona gjenitale. Mos t’i detyrojmë njerëzit ta shpalosin një fshehtësi të tyre. Mos t’i paragjykojmë njerëzit.

Kemi njerëz të cilët enden nëpër tubime të ndryshme, për arsye se dëshirojnë afërsisht t’i dëgjojnë premtimet e kandidatëve për mandate. Ky nuk është argument se ky apo ai do të jetë votues i partisë organizuese të atij tubimi. Sot nuk ka nevojë për imponim. E tëra shihet kristalisht. Pranojmë gabimet dhe falim pa dyshim ata që kërkojnë të falur. Vetëm duam të jemi të lirë dhe të pakërcënuar. Jo pse frikohemi, por duam të mos i përlyejmë duart me zgjyrë. Nuk kërkojmë gjëra absolute. Vetëm se kërkojmë absolutizëm në gjërat relative!

Lini një Përgjigje