Ah, sikur tё flisja!

24Gus - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Pёrfliten ata qё nuk kanё mundёsi tё flasin dhe heshten ata qё flasin duke rёnkuar prej atyre qё hapin gojёn vetёm kur urdhёrohen prej vrasёsit tё fjalёs sё lirё!

Pasi kishte lulёzuar zambaku mё shmuё se dhjetё here, lulёzim i cili çdo natё e mё shumё ishte shoqёruar me tekanjozje. Tekanjozja nuk kishte tё bёjё me shkakun e aromёs por me arsyen e saj. Sikur donte te thonte diç, por nuk i kishte mjetet e artikulimit te zёrit. Tentonte ta komentojё ёndёrrёn, por nuk i njihte shkronjat, mёtonte t’i njihte shkronjat por nuk gjente dot mёsues! Gjatё njё dite me diell e pa dritё, pasiqё hёna nuk donte tё marё atё dritё pёr ta bartur atё si dhe pёr ta ushqyer dheun e zi mbi tё cilin jetojnё edhe njerёz me fytyra te bardha, paçka se vёshtirё ёshtё tё shihen prej rrezatimit tё tokёs sё zezё nё fytyrat e njerёzve tjerё. Ngase hёna e pelqente dritёn kurse dielli ndriçimin. Kishte kohё qё disa mushkonja e kishin kryer porosinё e tyre, porosi qё zambakun e kishin fshehur thellё diku nё tokё. Me pazarllёk apo me heshtje, gjatё pritjes pёr tё larguar hёnёn nga obligimi i saj, mbi rrёnjёt e zambakut kishin fluturuar disa mushkonja. Por, tani po ato mushkonja me qime te leopardit kishin derdhur lotё mbi gjethet e thara tё tij. Brendia e dheut leshonte njё zё, zё qё nuk depertonte dot. Ah, sikur ta kuptonin se çka ishte ai zё. Mos ndoshta vallё, ishte rёnkim apo bekim? Jo, jo nuk ishte falёnderim, por mallkim. Shqiponja duke u lёshuar nё drejtim tё njё shpendi, plasi njё pёllёmbё dheu. Papritmas ajo u largua me rrёqethje pendlash. Nuk donte tё dёgjojё atё zё. Zёri tё cilin e mori eteri u takua me disa shkronja, shkronja tё cilat u radhitёn nё radhёn e ushtarёve tё pabindur. Ato shkronja u takuan me zёrin duke u thёnё: ”Ju o leopardё, ju lutem shkoni, ikni, ose largohuni nga vendi im. Vazhdonte zёri i zambakut: “Unё nuk ju pyeta per letёrnjoftimin tuaj, ngase ju njoha. Po, po, ju njoha posa u afruat, sa qenkeni rritur oj mushkonja. Atё kohё, kur nuk kisha ujin tim, ju ma nxorrёt ujё. Si pasojё e asaj nxjerrje unё tani nuk mund tё komunikojё me ju. Sidoqoftё, vazhdoi zambaku, – unё nuk mund tё takohem atje lart me ju, ndaj po ju pres kёtu poshtё. Po, po, ju do tё kaloni kёndej, por kalimi juaj nuk do tё jetё rezultat i tharjes sё rrёnjёve, por do tё jetё rezultat ligjit tё natyrёs. Ligj cili ёshtё i ngjashёm me ligjin e aeroplanit.Nga lulet e atij zambaku ishin ushqyer mushkonjat (e Indisё sё afёrme) dhe fajkuat (Irlandeze), ushqim cili i kishte bёrё qё tё dytё leopardё. Pasi kishin dёgjuar dhe kuptuar mushkonjat dhe fajkuat se nuk i mikёpriti lulja e zambakut, ndodhi ndoshta shitja e mallit tё pazarllёkut. Desh harrova mushkonjat nuk ishin tё pranishme gjatё leximit tё shkronjave. Ato nuk kishin shkuar atje, jo nga turpie as nga frika, por nga guximi. Fajkuat edhe pse rrjedhnin nga njё gjenezё trime, si rezultat i besёlidhjes pa lidhje e pa besё ishin zvogёluar nё mushkonja.

Problemet e mёdha vijnё nga çёshtjet e vogla. Jo, jo pёr pellumbat ai zё nuk ishte diç i vogёl, por pёr ta po. Pasi qё mushkonjat kishin veshur petkun e leopardit, filluan t’i shfaqin dhёmbёt tyre, dhёmbё tё cilёt qё moti ishin tё pamprehur. Kёshtu qё, pёr pёllumbat e pёllumbeshat nuk paraqitnin rrezik, por nёse e vёmё dorёn nё zemёr tё luanit pёr fajkuat, ata ishin tё mprehura. Nё fakt ata e dinin se nuk janё tё mprehura, por nuk donin qё besёn e humbur ta humbnin. Besё e cila ishte bёrё me tё pabesёt, por edhe kёta diku nё errёsirё e kishin humbur unazёn e Lecit, ndoshta jo, por besёn e tё parёve tё tyre sigurisht. Fajkuat lёre qё e kishin harruar zambakun e tharё nё tokё, por disa herё donin tё fluturonin e tё shkonin te degёt e zambakut tё tharё, degё tё cilёt ishin tё njё trungu. Por, mё falni o ju degё, se fajkuat tani kanё derte tjera. Derti mё i madh i tyre ishte se tё tjerёt nuk ia shihnin folenё mushkonjave. Kёshtu qё fajkuat fluturonin detёra e oqeane (ujane) pёr tё treguar dhe pёr tё bindur luanin me ngjyrё tё zezё se foleja e tyre ekziston. A thua, gjatё mbledhjes sё luleve e nektareve jo nё vjeshtё, por nё fillim tё pranverёs fajkuat ku do tё gjejnё lule?

me ka kohё qё nёpёr mendje mё sillen e mbёshtillem disa terme. Terme tё cilёt

PATRIOT m. sh.

* 1. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet;

TRIM m. sh.

* 1. Ai që është guximtar e i patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ai që nuk di ç’është frika, që nuk i trembet syri.

POLITIKANIZËM m. libr. keq.

* Mënyrë veprimi, qëndrim a sjellje prej një politikani joparimor e dhelparak

Lini një Përgjigje