A jemi vërtet popull i drejtë dhe paqedashës?

11Jan - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Iljasa SALIHU

Më shumë se popull i drejtë dhe paqedashës, unë mendoj se jemi servilë, edhe pse nuk dua të jemi të këtillë, duke mos e përjashtuar faktin se edhe në mesin tonë kemi njerëz të drejtë dhe paqedashës. Të mos harrojmë se gjashtë shqiptarë për së gjalli u vranë me rastin famëkeq “Monstra”. Nuk pat prej autoriteteve të larta politike dhe fetare ndonjë marsh paqësor. Burgosjet e shpeshta të ish ushtarëve të lirisë dhe heqja e lapidarit në formë të dhunshme në Luginë të Preshevës. Nuk pat marsh paqësor. U bë xhenaze e akulltë shqiptari në Hungari. Nuk pat marsh paqësor. U vra Harun Aliu me tre shokët e tij. Nuk pat marsh paqësor. U vranë gjashtë shqiptar në Brodec. Nuk pat marsh paqësor. U vranë për së gjalli të burgosurit e Sopotit. Nuk pat marsh paqësor. Përditë nënçmohen shqiptarët në Maqedoni. Nuk kemi marsh paqësor. Sa e sa raste kishim si shqiptar dhe prej autoriteteve të larta politike dhe fetare nuk pamë të ketë patur marsh paqësor. Pastaj nuk pat marsh paqësor as për 3000 qytetarë palestinez të vrarë prej forcave pushtuese izraelite, prej të cilëve 1200 ishin fëmijë.

E pra të nderuar, përderisa kemi drejtësi të njëanshme do të kemi padrejtësi të shumanshme. Nuk mund të brengosemi vetëm për ata që mendojmë se kemi ndonjë interes, kurse për të tjerët, të sillemi sikur bëhet fjalë për ndonjë krijesë tjetër dhe jo për krijesa njerëzore. Unë dënoj vrasjen në Paris, ngushëllime për familjen dhe miqtë e të vrarëve, por vetëm këta nuk më dhimbsen, por të gjithë ata që iu bë padrejtësi, të cilën e paguajtën me jetë, apo me heqje të lirisë përjetësisht. Në të kundërtën, pra përzgjedhja në dhimbje, është dëshmi se askush nuk ju dhimbset, por duhet aktruar në raste të caktuara dhe të përzgjedhura.

Lini një Përgjigje