“. . . . . .”

19Sht - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Heshtja jo gjithherë tregon urtësi dhe kredhje në mendime. Disa heshtin, jo pse u harxhuan, por sepse nuk patën çka të shpenzojnë!

Ulur pranë një kopshti të stërmbushur me gjemba trëndafili, por habitshëm pa trëndafila, me lule të thara, që ishin të tilla jo nga mungesa e ujit, por nga pritja e sjelljes së vendimit për t’i ujitur apo për t’ia mohuar kërkesën, por për të ekzistuar në atë kopsht apo për t’u asgjësuar në këllirën e atij leshi të vendimit.

Aty pranë kaloi një njeri, i cili mbante një sëpatë në dorë. Iu afrova dhe e përshëndeta, por ai sikur ishte i mbuluar, jo me gjak, por me lot pritjeje. Papritmas fluturoi një pëllumb! Njeriu harroi prezencën time, ngriti kokën lart dhe e përcolli kahjen e fluturimit të saj. Pëllumbi i mjerë po në atë kopsht kishte jetuar. Por tani? Nga kureshtja fillova edhe unë të shikoj lartë, seç e harruam ujitjen e luleve. Njeriut fytyra iu zbehë, desha ta pyes për zbehjen e tij, por ai ishte në moshë dhe i urtë, vetëm më tregoi gishtin lartë. Shikova lart por nuk pashë gjë, duke i kthyer sytë poshtë, prapë fluturoi pëllumbi, apo kështu neve na u duk, ngase sipër nesh fluturonte e rrotullohej një shpend i zi, që ishte më i vogël dhe më i fortë se pëllumbi.

Plaku nuk e mbajti dot veten më, tani nga pritja e tij e tepërt pa e pyetur fare, filloi të flasë. Më kujtohet kur shpendi ikte nga pëllumbi, të të them të drejtën pëllumbi i takon familjes së shqiponjave, por atë kohë pëllumbi ishte vetëm pëllumb. Nga përzierja e sofrës së tyre, pëllumbit i kishte mbetur vetëm emri dhe fotografia e tillë. Më kujtohet kur pëllumbi ishte bërë punëdhënës imi. Atëkohë e kisha dëgjuar duke i thënë shpendit se unë në këtë kopsht kam qenë para teje, por udhëheqjen ti nuk ma dhurove, por unë e fitova ashtu siç fitohet.

Si pasojë e ushqimit me bollëk, ishin ngatërruar mendimet, kërkesat si dhe historitë. Në ushqimin e të Dërguarit të Zotit kishte mish të helmuar, por ai nuk e kishte ngrënë. Atëkohë kur shpendi e kishte fuqinë për të thënë “jo” nuk mundi ta thotë atë, ngase e kishte mbushur gojën plotë me ushqim, kështu që nuk e kishte shprehur dot. Tani mundet ta shprehë, por zogu tani e kishte humbur ndjenjën e të dëgjuarit. Edhe pse ai nuk dëgjohej vazhdoi duke thënë: “ ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………”!

A thua pse njeriu nuk pendohet për veprat e bëra pasi të lindë, por në çastin e grahmës së vdekjes?

Në pellgun e kësaj bisede, pas pak, mbretëroi një qetësi që nuk ishte tokësore, mbase as njerëzore, sepse në kohën kur je i detyruar dhe i paguar të flasësh, heshtja të bëhet e ndaluar, mbase duhet ditur se edhe poezitë e kanë

vendin dhe kohën e tyre. Kështu tani mos t’i mbetet hatri dikujt se ngjasojmë maratonistët gojëtar tani të shndërruar në heshtakë të thellë. /llojani.info

Lini një Përgjigje